Mix
Publikohet lista e artisteve më të dëgjuara të shekullit 21, mes tyre dhe Dua Lipa
Pink është vlerësuar si artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar që kur filloi shekulli 21, sipas kompanisë së licensimit PPL. Renditja u përpilua nga të dhënat e përdorimit të muzikës dhe transmetimit nga stacionet radio dhe kanalet televizive në Britani.
Madonna ishte e dyta falë këngëve të suksesshme si True Blue, Ray Of Light që ka sjellë gjatë një karriere prej katër dekadash. Katy Perry u rendit e treta pjesërisht për shkak të popullaritetit të albumit të saj të tretë Teenage Dream.
Rihanna, Lady Gaga, Adele, Beyonce, Kylie Minogue, Little Mix, Whitney Houston janë disa emra të tjerë të rëndësishëm që janë përfshirë në listë. Nuk ka munguar as artistja shqiptare, Dua Lipa e cila është renditur në vendin e 14-të.
Lista e 20 artisteve më të dëgjuara:
1. Pink
2. Madonna
3. Katy Perry
4. Rihanna
5. Lady Gaga
6. Adele
7. Beyonce
8. Kylie Minogue
9. Little Mix
10. Whitney Houston
11. Taylor Swift
12. Sugababes
13. Kelly Clarkson
14. Dua Lipa
15. Ellie Goulding
16. Christina Aguilera
17. Diana Ross
18. Jess Glynne
19. Rita Ora
20. Ariana Grande