Lidhu me ne

Radar

Shënim/ “Skandali Sebastian Kurz”, Edi Rama dhe Top Channel

cna lajme aktualitet

“Si i përdori paratë e shtetit, skandali i korrupsionit që fundosi kryeministrin austriak, Sebastian Kurz”. Është ky lajmi i raportuar me detaje nga Top Channel, ditën e sotme.

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por ashtu siç e citon edhe Top Channel në tekst, edhe në mediat evropiane dhe ato austriake raportohet  se “skandali Kurz”, është për shkak të blerjes së qëndrimeve pozitive.

Pra, akuzohet se ka financuar mediat që të mbajnë qëndrime pozitive ndaj tij.

Mos është i njëjti rast dhe me Top Channel, i cili është pa asnjë diskutim është megafon i Qeverisë.

Mos vallë “skandali Kurz”, duhet të jetë “skandali Rama” në Shqipëri?

Top Channel, një televizion që drejtohet nga një ish deputet i Partisë Socialiste, ish-Ministër i Partisë Socialiste  është kthyer në papagallin e Edi Ramës.

Ndërsa Kurz, paska blerë disa qëndrime pozitive në media në Austri, po Top Channel, çfarë ka bërë në Shqipëri?

Top Channel, është vërtetuar se ka lidhje me ortakërinë, me biznese korruptive të Qeverisë, përfshirë këtu  aferën e inceneratorëve që po hetohet nga SPAK.

Ben Blushi, ish-deputet, ish-Ministër i Partisë Socialiste, është i lidhur në ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nëpërmjet bashkëshortes së tij apo është në ortakëri edhe me Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit, drejtpërdrejt me një kompani të regjistruar në Shqipëri.

A nuk janë blerje pozitiviteti apo propaganda të shfrenuara me paratë e taksapaguesve të cilët, detyrohen edhe pse të varfër të paguajnë koncensione qindra miliona –euro, të prodhuara nga ortakëria me pronarë televizionesh, përfshirë këtu Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin?/CNA.al

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar15 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix15 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook