Lidhu me ne

Gatime

12 arsye pse duhet të konsumoni Shegë

Shega është një ndër frutat më të shëndetshëm në tokë. Ajo përmban një sasi të madhe përbërësish bimorë të pakrahasueshëm me ushqimet e tjera. Shumë studime kanë treguar që shega ka disa avantazhe të pabesueshme për organizmin e njeriut, duke ulur rrezikun e shumë sëmundjeve.

1. Shega përmban shumë ushqyes të rëndësishëm. Kokrrat e shegës kanë shumë veti kuruese ashtu si dhe ushqyese.

Një filxhan lëng shege prej 174 gram përmban:
Fibra: 7 gram
Proteina: 3 gram
Vitaminë C: 30% (të dozës së përditshme të rekomanduar)
Vitaminë K: 36% (të dozës së përditshme të rekomanduar)
Acid folik: 16% (të dozës së përditshme të rekomanduar)
Potasium: 12% (të dozës së përditshme të rekomanduar)

2. Shega është mbartëse e dy substancave unike të cilat janë të përgjegjëse për pjesën më të madhe të avantazheve shëndetësore. Punicalagins (nga latinishtja) – një antioksidant shumë i fuqishëm i gjendur në lëngun dhe levozhgën e shegës, i cili ka një nivel antioksidimi tre herë më të lartë se vera e kuqe dhe çaji jeshil. Acid punicic (nga latinishtja) – gjithashtu i njohur dhe si vaji i farës së shegës, është acidi yndyrorë kryesor i gjendur tek kokrrat e shegës, i cili ka një efekt të fuqishëm biologjik.

3. Shega ka efekte mbreslënëse anti-inflamatore.
nflamacioni kronik është shtysa kryesore ndaj shumë sëmundjeve vdekjeprurëse. Këtu përfshihen sëmundjet e zemrës, kanceri, dy llojet e diabetit, alzheimer dhe obeziteti. Studime të shumta kan treguar se ajo ka aftësi të ulë aktivitetin inflamator në procesin e tretjes, ashtu si dhe rrezikun e kancerit të gjirit. Një studim i kryer rreth diabetit tregon se 250 ml lëng shege ne ditë, për 12 javë, ul dukshëm nivelin e inflamacionit dhe të interleukinës me 32% dhe 30%.

4. Shega ndihmon në luftën kundër kancerit të prostatës.
Kanceri i Prostatës është lloji më i hasur i kancerit tek meshkujt. PSA-ja (antigjen specifik i prostates) është një shënjues i kancerit të prostatës në gjak. Meshkujt të cilët kanë një dyfishim të nivelit të PSA-së brënda një harku të shkurtër kohor, janë më të predispozuar të preken nga kanceri i prostatës.

5. Shega ndihmon në luftën kundër kancerit të gjirit.
Kanceri i gjirit është lloji më i hasur i kancerit tek femrat. Ekstrakte nga shega kanë treguar një ulje të rrezikut të kësaj sëmundjeje dhe madje ka shërbyer edhe si vrasëse të këtyre qelizave vdekjeprurëse. Megjithatë, në këtë drejtim janë duke u bërë studime të mëtejshme.

6. Shega ndihmon në uljen e tensionit.
Tensioni i lartë (hipertensioni) është një ndër shaktarët e goditjeve në zemër dhe infarkteve. Një studim shkencor na tregon se pas konsumimit të 150 ml lëng shege në ditë, personat me tension të lartë kanë pasur ulje të ndjeshme për gjatë 2 javëve.

7. Shega mund të ndihmojë kundër artritit dhe dhimbjeve artikulare.
Ka shumë lloje artitesh, por shumica përfshijnë disa forma të infalamcionit në lidhjet artikulare. Duke parë se kjo bimë ka efekt anti-inflamator, kjo na sjell në konkluzionin se ajo ndihmon edhe në shërimin nga disa lloje të artritit. Studime laboratorike kanë treguar se ekstrakte të shegës mund të bllokojnë disa enzima të cilat janë të njohura për dëmin që shkaktojnë tek lidhjet artikulare.

8. Lëngu i shegës mund të ulë rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës.
Sëmundja e zemrës janë momentalisht shkaku kryesor i vjekjeve të parakohshme në të gjithë botën. Kjo është një sëmundje e komplikuar, e cila shkaktohet nga shumë faktorë. Acidi punicic, i cili është acidi kryesor tek shega, mund të ndihmojë në mbrojtjen e zemrës.

9. Lëngu i shegës mund të ndihmojë në trajtimin e çrregullimeve të ereksionit. Lëngu i shegës ka treguar se është shumë i dobishëm në çrregullimet e këtij lloji dhe ndihmues në qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.

10. Përdorimi i shegës ndihmon në luftën kundër mykut dhe bakterieve.
Përberësit e shegës ndihmojnë në heqjen e shumë mikroorganizmave të dëmshme për trupin e njeriut. Efektet e saj janë shumë të dobishme në eliminimin e disa lloje bakteriesh, duke përfshirë këtu edhe Candida. Efektet antibakteriale të shegës ndihmojnë në mbrojtjen kundër infektioneve apo inflamacioneve në gojë.

11. Shega luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e memories.
Nuk ka akoma rezultate shkencore në lidhje me këtë teori, por disa studime kanë treguar përmirësime të dukshme tek pacientët, të cilët vuajnë nga deficite në memorje pas nënshtrimit ndaj një operacioni. Një tjetër studim i bërë me 28 të moshuar me probleme të kujtesës, ka treguar se 237 ml lëng shege në ditë përmirëson memorien vizuale.

12. Shega përmirëson performancën në aktivitete fizike.
Shega është e pasur me nitrate dietike, të cilat luajnë një rol kryesor në performancën fizike të individit. Në një studim të bërë me 19 atletë, tregon se 1 gram ekstrakti shege i marrë 30 minuta para garës, ndihmon shumë në qarkullimine e gjakut gjatë aktivitetit fizik.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar2 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix2 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport2 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix2 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar2 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar2 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore2 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore3 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar3 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook