Lidhu me ne

Mix

Regjisori i ‘Squid Game’ humbi 6 dhëmbë gjatë xhirimeve

Regjisori i ‘Squid Game’ humbi 6 dhëmbë gjatë

Ti mund ta kesh shijuar mes misterit, ankthit, enigmës dhe habisë serialin “Squid Game” në Netflix. 456 njerëz bashkohen për të luajtur disa lojëra të thjeshta fëmijësh, por përfundojnë në mënyrë tragjike. Seriali korean, i pari i këtij lloji, ka thyer rekorde në Netflix, por për krijuesin që ka bërë rolin e skenaristit, producentit dhe regjisorit nuk ka qenë aq e thjeshtë.Regjisori i ‘Squid Game’ humbi 6 dhëmbë gjatëHWANG DONG-HYUK

Si fillim Hwang Dong-hyuk punoi 10 vite për skenarin. Ishin 10 vitet më të këqija të jetës së tij kur endej i papunë në barin e lagjes dhe vetëm shkruante.

Pasi gjeti me vështirësi fondet, nisi edhe puna më e vështirë: xhirimet.

Regjisori i ‘Squid Game’ humbi 6 dhëmbë gjatë

“Xhirimet kanë qenë shumë intensive. Stresi m`u shfaq në një formë fizike. Kam humbur 6 dhëmbë gjatë atyre ditëve. Ende nuk i kam zëvendësuar. Kam nevojë për implant, por nuk kam pasur kohë”, thotë regjisori që po shijon suksesin.

“Duke u shndërruar në një të rritur, pyeta veten si do të ishte të ktheheshim edhe njëherë në lojërat e fëmijërisë? Kjo është një histori për humbësit, ata që luftojnë me sfidat e jetës së përditshme dhe mbeten pas, ndërsa fituesit triumfojnë. Është gjithashtu një histori personale. Dy personazhet kryesorë, Seong Gi-hun dhe Cho Sang-Woo, kanë emrat e dy shokëve të mi të fëmijërisë që janë klonët e mi të brendshëm”, tregon regjisori.

“Ashtu si Gi-hun, unë u rrita nga një nënë beqare në një mjedis me probleme financiare në Ssangmun-dong. Ashtu si Sang-Woo, unë shkova në Universitetin Kombëtar të Seulit dhe e gjithë lagja ime ishte krenare për mua dhe kishte pritshmëri të larta nga unë”, shton ai.

Regjisori rrëfen se e shqetëson ideja që mund të duhet të bëjë një sezon të dytë të këtij filmi. Shkrimi, prodhimi dhe drejtimi për t`u bërë nga një njeri i vetëm, nuk janë pak. Njerëzit kërkojnë një sezon të dytë, duke qenë edhe se sezoni i parë mbeti i hapur për vazhdim. Në komente dikush shkruan: Bëj një sezon të dytë, ose do të eliminohesh. Dhe ata që kanë parë serialin, e dinë se çfarë do të thotë eliminim.

MË TEPËR

Mix36 minuta më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix37 minuta më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix39 minuta më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix40 minuta më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar45 minuta më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Mix2 orë më herët

Çfarë duhet të hani në mëngjes që të jeni energjikë gjatë ditës!

Për një mëngjes të shëndetshëm që ndihmon trupin dhe trurin të funksionojë mirë gjatë ditës, është e rëndësishme të përfshihen...

Mix2 orë më herët

3 shenjat më të pavendosura të horoskopit. Shiko a je dhe ti në listë?

Disa njerëz marrin vendime shpejt dhe me siguri. Të tjerët… e mendojnë një herë. Pastaj një herë tjetër. Pastaj prapë....

Facebook