Lidhu me ne

Gatime

Qumështi apo kosi? Ja kush është më i mirë për mëngjes

Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një ndryshim të ndjeshëm.

Si të bëni përzgjedhjen e duhur mes qumështit dhe kosit për shëndetin e organizmit?

Pasuria e ushqyesve tek kosi dhe qumështi

Si qumështi, ashtu edhe kosi janë të shkëlqyer sa i përket pasurisë së kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës D.

Qumështi

Qumështi përmban edhe tryptophan, vitaminat B2, B12, K dhe A. Ai është gjithashtu i pasur me proteinë por edhe fosfor. Shumica e këtyre ushqyesve gjenden më shumë tek qumështi i lopës.

Qumështi në përgjithësi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por ai rekomandohet edhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve kancerogjene, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Kosi

Kosi i përmban me bujari të gjithë ushqyesit e lartpërmendur por edhe proteinë, zink, vitaminë B5 dhe probiotikë. Këta të fundit janë një prej ndryshimeve më madhore mes qumështit dhe kosit. Probiotikët janë të domosdoshëm për shëndetin e stomakut dhe tretjen.

Kosi i shtëpisë i fermentuar me farë natyrale është i pasur me probiotikë por përmban edhe sasi më të larta të kalçiumit dhe kaliumit.

Probiotikët në fjalë kurojnë problemet me aciditetin në stomak, ulçerën dhe zorrët.

Nga ana tjetër, kalçiumi tek kosi përthithet më mirë nga organizmi në krahasim me kalciumin që gjendet tek qumështi. Kjo ndodh falë prezencës së acidit laktik që shërben si ndërmjetës për përthithjen e kalçiumit.

Një ndryshim tjetër mes qumështit dhe kosit është se ky i fundit tretet dhe pranohet më lehtë nga organizmi.

Ka shumë njerëz në botë që kanë intolerancë ndaj laktozës, ndaj kosi është më i përshtatshëm për ta.

Për më tepër, kosi është më i butë për organizmin e njerëzve që vuajnë nga fryrjet, aciditeti e të tjerë.

Cili rekomandohet për mëngjes?

Për shkak se tretet më lehtë dhe ka më shumë probiotikë, kosi është më i rekomandueshëm për mëngjes. Mund ta kombinoni me fara të ndryshme apo drithëra për më shumë energji gjatë ditës.

Edhe qumështi mund të konsumohet pa problem, por duhet të keni parasysh se stomaku do më shumë kohë për ta asimiluar.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook