Mix
FOTO/ Fluturat, tendenca e fundit e modës dhe Dua Lipa nuk ngurron t’i ekspozojë

E dini që tashmë trendet e fundit i përkasin fluturave?
Shfaqjet e fundit të pasarelave të Alexander McQueen , Moschino, Valentino dhe Givenchy kanë përfshirë motivet e fluturave në koleksionet e tyre.
Siç duket për koleksionet e sezonit Pranverë /Verë 2022, fluturat janë bërë një muzë frymëzim.
Alberta Ferreti është ajo që i ka veshur më së shumti duke treguar hapur se sa shumë i pëlqen detajet e fluturave por pas nuk ka ngelur dhe Dua Lipa. Me paraqitjet e kohëve të fundit, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka treguar se fluturat kanë “fluturuar” edhe në garderobën e saj.
Për eventin e çmimeve Grammy 2021, Dua sërish zgjodhi fluturat. E veshur me një fustan me shkëlqim nga Versace, Lipa të sjellë në kujtesë Naomi Campbell në fund të viteve ’90.
Dua Lipa nuk i ka kursyer aksesorët e fluturave as në aksesorë, të qëndisura por edhe në kapëse flokësh./Opinion.al



