Lidhu me ne

Kioske

Nëqoftëse Berisha sot do qëndronte në shtëpi, ndaj demokratëve do bënte jo thjesht mëkat, po as më pak e as më shumë KRIM.

Sikur Sali Berisha të qëndronte në shtëpi

Nga Andi Bejtja 

Pas menaxhimit amator, pa dinjitet dhe pa sovranitet, totalisht personal të Lulëzim Bashës pas ditës “Non Grata” të Berishës dhe rëndom si dhe në shumë ngjarje kyçe në historinë e PD-së, këto 8 vitet e fundit, të lënë për minutë të fundit, bën nul edhe ato zëra që artikulojnë frikën se “Foltorja e Berishës” do e përçajë më keq Partinë Demokratike, apo edhe zërat e tjerë se kjo është një lëvizje për motive personale.

Përse?

Le të supozojmë për një moment sikur pas këtij menaxhimi që përshkruam më sipër që iu bë kësaj ngjarjeje dhe pas justifikimit lapidar “se Amerika gaboi, po vendimi im është i duhuri”, Sali Berisha të vendoste të qëndronte në shtëpi… Çfarë do të ndodhte në këtë rast me Partinë Demokratike? A do të angazhoheshin për shembull mbi 70 përqind e anëtarësisë së Partisë që mendojnë se ky vendim ishte i padrejtë për PD-në e Lulëzim Bashës ditën e zgjedhjeve më të afërta, si përpara zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve apo do të rrinin dhe këta në shtëpi bashkë me Berishën? Sa nga 630 mijë votuesit e kësaj Partie do t’u bënin këmbët të merrnin rrugën për te kutitë e votimit për një lider që ka humbur pesë palë zgjedhje dhe që pëlqyeshmëria e tij te këta votues është shumë e ulët se e liderit historik të përjashtuar nga ai?

Le të bëhemi më të ftohtë dhe ta çojmë logjikën dhe më tej, le t’i zhveshim për një moment të dy politikanët me emrin Sali Berisha dhe Lulzim Basha nga çdo background, nga çdo ngarkesë, simpati apo antipati…si për njërin ashtu edhe për tjetrin…. Pas kësaj që ndodhi dhe sidomos insistoj për mënyrën si e përceptojnë demokratët këtë përjashtim, qoftë dhe sikur ndarja mes tyre të jetë e barabartë 50 me 50 apo le të supozojmë dhe më shumë në favor të Bashës… Bash këto momente dhe në këtë situatë, le të bëhemi fare cinikë, nisur qoftë dhe nga interes krejtësisht personal, kush është më i interesuar për një Parti Demokratike më të hapur dhe më demokratike, Sali Berisha që nuk kishte ndërmend të kthehej më në lidership apo Lulzim Basha që ka humbur pesë palë zgjedhje e nuk i shkon ndërmend të dorëhiqet kurrë? Në këtë situatë, kush është më i interesuar të funksionojë përfshirja dhe votimi i çdo anëtari të thjeshtë të Partisë: një politikan që e ka dorëzuar sovranitetin e Partisë me telefon, apo ky tjetri që ka vetëm një rrugë për të vënë në dinjitetin e tij në vend pas një “Non Grata” pa prova: ka vetëm një shans për të: vetëm me një Parti Demokratike dhe Sovrane.

Le të shkojmë dhe më tej. Në këto kushte, kush ka më shumë shanse ta bashkojë Partinë, një politikan që mund të rikthehet në lidershipin e saj vetëm me një parti të hapur, ku të votojë e gjithë anëtarësia apo një lider që mund ta mbajë Partinë vetëm nëqoftëse ajo vazhdon të mbetet bunker?

Dhe së fundmi, tani duke ia rikthyer të dy liderëve dhe kontributet dhe mëkatet, kush ka më shumë shanse ta bashkojë opozitën përtej Partisë Demokratike? Besoj, nuk ka nevojë për analizë, Lulzim Basha e ka zero. Dhe pa një opozitë të bashkuar, në këtë situatë kur Rama ka kapur çdo gjë, është e pamundur të ndodhë.

Shkurt dhe shqip, pas kësaj që ndodhi, në këto rrethana, sikur Sali Berisha të vendoste të qëndronte në shtëpi, do i bënte më dëm demokratëve, se sa mund t’i bëjë Lulzim Basha duke qëndruar në seli.

Berisha i pari, por dhe shumë demokratë të tjerë së dyti, kanë mëkatet e tyre, që për një mijë e një arsye, nuk kanë reaguar më parë kur kanë parë se si humbje pas humbje demokracia venitej dhe Kryetari humbës nuk kishte ndërmend të dorëhiqej kurrë. Por, nëqoftëse Berisha sot do qëndronte në shtëpi, ndaj demokratëve do bënte jo thjesht mëkat, po as më pak e as më shumë KRIM.

Dhe për një gjë jam i sigurt, pasi të përfundojë këtë që ka nisur, kur të vendosë me të vërtetë të qëndrojë në shtëpi, Doktori në heshtje ose jo dhe vetë do e aprovojë që kulmin e demokracisë dhe hapjes, Partia Demokratike nuk e pati as në vitet 90, as 2005, por në vitin 2021.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook