Aktualitet
Berisha merr drejtimin e opozitës, njofton nisjen e protestave kundër Ramës: Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën!

Atë që nuk po e bën Basha, duket se do ta realizojë Sali Berisha. Ish-kryeministri ka paralajmëruar protesta të ashpra kundër qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve. Gjatë “Foltores” në Elbasan, Berisha u shpreh ndër të tjera.
“Mos luaj me cmimet, mos luaj me kafshatën. Se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së. Se shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se qytetarët e Zvicrës, që kanë rroga 6 mijë euro në muaj. Ne do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë që besojmë te liria. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitoren e merituar”, ka thënë Berisha.

