Mix
Luan “James Bond”, aktori Daniel Craig nderohet me një yll në “Hollywood Walk of Fame”
Daniel Craig është mes 2.704 të famshmëve i nderuar me një yll në “Walk of Fame” në Hollywood, Kaliforni.
Vetëm pak metra më larg është ylli i paraardhësit të tij si Bond, Sir Roger Moore.
Craig, i cili ka luajtur “007” që nga viti 2006, tha: “Të qenurit në këtë trotuar, i rrethuar nga të gjitha këto legjenda, më bën njeri shumë, shumë, shumë të lumtur”.
Aktori u shoqërua në tapetin e kuq nga dy regjisorët e Barbara Brokoli dhe Michael G, së bashku me aktorin Rami Malek.
“Mezi pres të shoh arritjet tua në të ardhmen”, u shpre Malek.
Filmi “No Time to Die”, ku shkëlqen Daniel Craig, siguroi 121 milionë dollarë në arkë fundjavën e hapjes në Britani dhe kinematë ndërkombëtare.
Ky ishte roli i fundit i aktorit si James Bond, ndërsa tani do e shohim duke interpretuar Makbethit e Shekspirit në Broadway marsin e ardhshëm.