Radar
Rritja e çmimeve| Rama tallet me qytetarin: Shqiptarëve nuk iu ka munguar buka
Rritja e çmimit të bukës, por edhe paralajmërimi i kryeministri Edi Rama për një krizë energjitike, ka irrituar qytetarët. Kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje një prej komentuesve, i cili shkruante se avazi i Ramës për të dalë në televizor është i përditshëm, ndërsa shqiptarët sipas tij mërziten se nuk kanë bukë në shtëpi.
“Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!”, shkruan qytetari.
“Leon So per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!”, iu përgjigj kryeministri.