Lidhu me ne

Radar

Nga tanket te avionët, Greqia apo Turqia, kush është më e fortë ushtarakisht?

“Loja” në Egje po tensionohet sërish. Mediat greke kanë bërë një analizë të forcës ushtarake të Greqisë përballë Turqisë, pasi Athina u fuqizua me furnizimet e reja nga Franca me avionë luftarakë “Rafale” dhe fregatat moderne. “Me lëvizjet e fundit vlerësohet se Greqia jo vetëm që do të ketë një mbrojtje të plotë të kufijve të saj nga çdo kërcënim i jashtëm, por në të njëjtën kohë do t’i japë vendit tonë karakteristikën e një superfuqie ushtarake rajonale” shkruan gazeta greke “Protothema”.

Krahasimi i fuqisë ushtarake

Nëse pranë sistemeve të mësipërme të armëve vendosim marrëveshjen e ndihmës së ndërsjellë të mbrojtjes midis Greqisë dhe Francës, e cila u nënshkrua të martën e kaluar në Paris nga udhëheqësit e dy vendeve, atëherë pala greke fiton një avantazh shtesë të qartë që siguron që në rast konfrontimi ushtarak me Turqinë, për herë të parë ndoshta, nuk do të jetë plotësisht vetëm” theksohet nga media greke.

Buxheti i ushtrisë

Pikërisht një vit më parë, duke lëshuar një paketë të ndihmës së mbrojtjes emergjente në vlerë prej 10 miliardë eurosh, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në thelb dha dritën jeshile për të filluar, dhe në fakt menjëherë, një program të madh armatimi, i cili siguroi jo vetëm bazën, por edhe modernizimin e disa strukturave ekzistuese, me qëllim riaktivizimin e plotë të doktrinës greke të parandalimit kundër kërcënimit turk.

Pas blerjes së 24 avionëve luftarakë “Rafale”, dërgimi i tyre nga Franca te Forcat Ajrore Greke ka filluar tashmë që nga korriku i kaluar. Tre fregatat “Belharra” dhe “Gowind” do të kushtojnë më shumë se 5 miliardë, ndërsa 2 miliardët e tjerë do të shkojnë për modernizimin e sistemeve ekzistuese të armëve, siç janë fregatat MEKO të Marinës, por edhe për blerjen e raketave, silurëve, pjesëve rezervë, helikopterë dhe përparësi të tjera të menjëhershme.

Duke vazhduar me një krahasim të aftësive ushtarake të Greqisë dhe Turqisë, por edhe duke bërë një parashikim të fuqisë së dy vendeve gjatë një periudhe pesëvjeçare, bazuar në sistemet e armëve që Forcat e Armatosura Greke dhe Turke kanë ose do të kenë në 2026, bëhet e qartë hendeku midis dy vendeve do të zvogëlohet ndjeshëm.

Përkundër faktit se Turqia do të vazhdojë të ketë një epërsi numerike ndaj Greqisë në sektorë të ndryshëm, duke qenë më e madhe në popullsi dhe rrjedhimisht në aspektin e buxhetit të mbrojtjes. Por Greqia, shkruan gazeta do të fitojë një epërsi të fortë në cilësi nëpërmjet përdorimit të sistemeve moderne të armëve.

Raportet

Sa i përket raporteve të forcave greko-turke, “Greqia këtë vit duket se do të bëjë një kërcim të madh armatimi, në një përpjekje nga njëra anë për të mbuluar terrenin e humbur të viteve, nga ana tjetër për të krijuar baza për t’u kthyer në fuqi në Egje.

Sipas një raporti të NATO -s (qershor 2021), pas shumë vitesh Greqia duket se ka 38.5% të buxhetit të saj të mbrojtjes për mirëmbajtjen e sistemeve të vjetra dhe blerjen e sistemeve të reja të armëve, kur në vitet e mëparshme kjo përqindje shkonte nga 8.17% (në 2014) në 13.45% (në 2016)” thotë gazeta.

Në thelb, megjithatë, përcaktimi i saktë i shpenzimeve turke të mbrojtjes është një enigmë e pazgjidhshme. Gazeta shkruan se të dhënat financiare të Turqisë ose janë të pasakta ose bëhen publike me kushte, pasi ato nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli nga institucionet kompetente të auditimit, siç është Parlamenti.

Në të njëjtën kohë, “për sa i përket burimeve njerëzore, proporcionet e Greqisë me fqinjin lindor aktualisht janë zvogëluar, 2.4 ushtarë turq për çdo grek, krahasuar me 3.5 me 1 në 2014. Turqia ka ende një nga ushtritë më të mëdha në NATO, me 355,000 personel ushtarak në detyrë aktivë krahasuar me 142,000 të Greqisë” shkruhet më tej.

Ushtria

Burimet njerëzore të Ushtrisë në Greqi arrijnë në 93,500 krahasuar me 260,000 në Turqi. Për sa i përket tankeve, Greqia aktualisht ka 1,328 dhe Turqia 2,379. Përkundër faktit se Turqia duket se është numerikisht superiore, shumica e tankeve turke janë projektuar në vitet 1960, shkruan gazeta greke. Sidoqoftë, vlerësohet se të dy ushtritë greke dhe turke kanë një numër afërsisht të barabartë të tankeve moderne.

Në lidhje me transportuesit e blinduar Greqia ka 2567 dhe Turqia 3636. Për sa i përket avionëve, Greqia ka 18 dhe Turqia 49. Raporti për helikopterët, Greqia ka 168, ndërsa Turqia ka 330. Athina ka 28 helikopterë sulmues në krahasim me 77 që ka Turqia. Në mjetet ajrore pa pilot, Turqia ka një avantazh të qartë, pasi vlerësohet se aktualisht operojnë rreth 160, dronët vrasës.

Forcat Ajrore

Përforcimi i Forcave Ajrore greke me 24 avionë luftarakë Rafale pritet të bëjë një ndryshim në Egje. Duke shtuar ekzsituesit në listë, por edhe furnizimet që janë në bazë të kontratës numri është i konsiderueshëm. Nga ana tjetër, Turqia duket se po përballet me probleme të rëndësishme në rinovimin e flotës së saj ajrore, shkruan gazeta greke.

Pas çështjeve që u ngritën në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara, për shkak të furnizimit me sistemin rus anti-ajror S-400, ata u lanë jashtë programit të avionëve “F-35”, si rezultat i të cilit Ankaraja tani ka mundësi shumë të kufizuara për t’u furnizuar. Shtylla kurrizore e flotës së saj do të përbëhet ende nga “F-16”. Në të njëjtën kohë, përpjekjet për zhvillimin e brendshëm të një avioni luftarak (TF-X) nuk duket se po përparojnë, me analistët që parashikojnë se mund të duhen deri në 15 vjet për t’u bërë gati për operacion.

Marina

Flota greke me furnizimin me skemën “3+1″ me fregatat “Belharra” dhe “Gowind” në kombinim me 4 nëndetëset “Type 214”, të cilat tashmë shërbejnë në radhët e saj, vlerësohet se në vitet e ardhshme do të bëhet një nga më të fuqishmet në Mesdhe. Turqit kanë 10 fregata moderne.

Në të njëjtën kohë, Ankaraja ka vendosur në vitet e ardhshme që Marina e saj të marrë 6 nëndetëse gjermane “Type 214”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix23 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar23 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore23 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar24 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook