Lidhu me ne

Radar

“E kam parashikuar”, Alfred Cako zbulon pse ranë rrjetet sociale

Mark Zuckerberg ka pësuar dje humbje të mëdha financiare, pas rrëzimit për 6 orë të Facebook dhe dy kompanive të tjera në varësi të saj, WhatsApp dhe Instagram. Aksionet e tij humbën 4.8% të vlerës, duke i shkaktuar Zuckerberg një humbje prej 5.9 miliardë dollarë. Aksionet e Facebook pësuan rënie dhe besimi i investitorëve u dobësua nga mosfunksionimi që zgjati për 6 orë, duke nxjerrë tërësisht jashtë funksionit në të gjithë botën rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram. Konspiracionisti Alfred Cako, tha në emisionin “Breaking” se e kishte paralajmëruar edhe më parë një gjë të tillë. Ai është i mendimit se pas kësaj skeme fshihen familjet e pasura botërore, Vatikani si dhe familja mbretërore britanike.

“E kam thënë vazhdimisht se do ketë shkëputje të internetit. Që vendet të bien në kolaps, që të shkatërrohen bizneset e vogla.

Nga pandemia janë pasuruar më shumë të pasurit, Amazon, Tesla, të gjithë me radhë. Kanë shtuar miliarda dollarë. Këta janë kukulla që drejtohen nga Vatikani, Rokfelerët dhe familja mbretërore britanike”, tha Cako.

Sipas Cakos, do ketë një zerim të të gjitha llogarive bankare në botë, dhe kalimi tek paraja elektronike.

“Unë e kam parashikuar si skenar të agjendës 2030. Këta duan të kalojnë tek paraja elektronike. Duan të kalojnë në “black out” total gjithë njerëzimin. Duan të kalojnë në zero të gjitha ata që kanë depozita parash. Edhe ata që kanë kredi do u zerohen. Do shkohet në zero dhe pastaj do futet në lojë paraja elektronike”, tha Cako.

MË TEPËR

Kioske3 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix3 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore3 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar5 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix5 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar6 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar8 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix8 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore9 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix9 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook