Lidhu me ne

Kioske

Çfarë po ndodh me “Unazën”?!

Nga Aulon Kalaja

Çfarë po ndodh me “Unazën”?!

Edhe një herë “Unaza e madhe” kthehet në arenë debatesh, sepse mënyra se si po trajtohet nga qeveria po mer përmasat e një skandali. Bëhet fjalë për tenderat që janë dhënë, e po tentohen të zhbëhen, për zgjerimin e “Unazës së madhe” të Tiranës.

Po cila është skema, që po shkon në kufijtë e një përralle me mbret?!

Tani unaza është ndarë 8 lote, ku kriteret dhe procedurat teknike, janë të ngjashme me ato ligjet që qeveria i bën me emër dhe mbiemër dhe me moshë, me qëllim që të shmangen të tjerët dhe të ‘fitojë’ vetëm i parashikuari dhe i preferuari klient i qeverisë. Natyrisht që kjo skemë e qeverisë ka qënë shume e trashë dhe ka futur ujë ngado, e nuk kishte se si të mungonin dhe ankesat e kompanive që kanë dalë duarbosh nga këto tendera, për shkak se nuk janë respektuar procedurat më minimale dhe natyrisht që është shkelur dhe ligji i prokurimeve publike.

Disa pyetje fëmijësh që do t’i kuptonte kushdo!

1-            Përse 8 lote të ngjashme dhe të njëpasnjëshme kanë kritere të ndryshme?

2-            Pse kanë numër të ndryshëm punonjësish?

3-            Pse kanë kategori licensash të ndryshme?

4-            Pse duhen makineri të ndryshme dhe e habitshme që janë unike në vendin tonë?!

Edhe pse ndarja u bë ajo që u bë, qeveria dhe klientela e saj nuk mjaftohen dhe po fusin sërish hundët që t’a prishin tenderin. Po si mund të bëhët kjo tani? Mbi c’bazë dhe mbi c’kritere?! Nuk mund të ketë asnjë shpikje që të zhbëjë një gjë të tillë, prandaj nëse ndodh, kjo do të ishte mega-skandal i padëgjuar më parë, jo në vendet demokratike, që pretendojnë të jenë në Europë, por as në shtetet të ashtuquajtura “republika bananesh”.

Që t’i biem kokës problemit. Është një pyetje ekzistenciale që do një përgjigje të drejtpërdrejtë:

A do të anullohet një garë qe t’a marrë kompania “Salillari” që nuk arriti të futet në tender? Kur kemi parasysh se qeveria dëshironte që kjo kompani t’a “fitonte” tenderin! Dhe deduksioni logjik është se tani duhet prishur tenderi fare, që të vendosen në jetë dhe një herë tjetër planet e qeverisë me kompaninë “Salillari”. Kjo është pyetja e madhe që shtrohet, nëse do të ndodhë apo nuk do të ndodhë?!

Kjo do t’a çonte këtë sagë skandalesh në kufijtë e një “pandora papers” të stilit shqiptar. Publiku shqiptar dhe jo vetëm, urojmë dhe SPAK, është tërë sy e veshë nga kjo sjellje e qeverisë, se si do menaxhojë këtë “bombë” që e ka në dorë dhe vetë i ka hequr siguresën. E nëse qeverisë në kushte të “jashtëzakonshme” do t’i duhet të gabojë, natyrisht që qytetarët dhe organet ligjzbatuese do të duhet të marin disa përgjigje për pyetjet:

1-            A mund të lidhet një kontratë për zbatim punimesh në ndërtim, në përfundim të një procedure prokurimi sipas ligjit 162/2020?

2-            Në cilin nen të këtij ligji apo rregullore të prokurimit mbështetet kjo?!

Dhe nëse këto pyetje injorohen me forcën e mandatit të tretë, at’herë mund të futemi në një spirale të rrezikshme, që ia dijmë dhe përfundimin. Padi, gjykata ndërkombëtare dhe humbje katastrofale parash, që i paguan qytetari dhe jo qeveritari. Jo në pak raste ka ndodhur kjo disfatë pë shqiptarët.

Shfaqja le të fillojë…

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook