Lidhu me ne

Mix

Tradhtia: 10 kuriozitete shkencore!

Tradhtia: 10 kuriozitete shkencore!

Tradhtia nga partneri ndërkohë, është një nga zhgjëndrrat më të mëdha që njerëzit kanë dhe padyshim që kjo eksperiencë, për disa, mund të jetë shkatërruese nga ana psikologjike dhe fizike. Mund të ndodhë që disa prej jush të pyesin veten: “ Pse më tradhtoi?”, “ Kush tradhton njëherë mund ta bëjë përsëri ?”, “ Ka njerëz që janë më të prirur drejt tradhtisë ?”.

Pabesia është padyshim një nga tematikat që nxit interes të madh edhe në rrethin shkencor duke u shndërruar në një nga sjelljet më të studiuara. Kështu që bazuar në studimet e bëra, po rendis dhjetë fakte mbi tradhtinë të cilat janë zbuluar nga shkenca.

2. Tradhtia shpesh shoqërohet nga situata të rrezikshme. Një studim i vitit 2012 në The Journal of Sexual Medicine, profesori Conley, ka zbuluar që njerëzit që kanë marrëdhënie monogame , kur tradhtojnë partnerin nuk përdorin masa mbrojtëse, duke rrezikuar kështu marrjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

3. Pavarësisht botës virtuale, aplikacioneve apo faqeve online për takimet e shpejta, tendenca për të tradhtuar nuk është rritur në krahasim me 20 vite më parë. Me sa duket teknologjitë e reja nuk kanë nxitur të pabesët të tradhtojnë partnerin, por vetëm kanë lehtësuar metodat e tradhtisë. Changes in American Adults’ Sexual Behavior and Attitudes, 1972-2012. Archives of Sexual Behavior.

4. Gratë tuaja duken të lumtura në krevat ? Bëni kujdes! Studimi i publikuar nga Archives of Sexual Behaviour ka treguar që shpeshtësia e orgazamave te gratë heteroseksuale, nuk mund të parashikojë tradhtinë nga ana e tyre. Shkencëtarët nuk janë ndalur këtu, por kanë thënë që sa më shumë një grua të simulojë orgazmën aq më të larta janë gjasat që ajo të tradhëtojë. Kujdes nga gënjeshtarët.

5. Kur flasim për tradhti nuk është e lehtë të dakordohesh sepse të gjithë ne, kemi ide të ndryshme. Disa ndihen të tradhëtuar kur zbulojnë që partneri ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, ndërkohë që të tjerë e quajnë tradhti edhe një “darkë jashtë”, pa paralajmërim. Studimi i publikuar në Evolutionary Psychology ka treguar që burrat dhe gratë kanë ide të ndryshme rreth tradhtisë dhe që mënyra si reagojmë, varet shumë nga mënyra jonë e afrimitetit. Gratë për shembull janë më të prirura të besojnë që shkëmbimi i mesazheve apo kapja e duarve janë sjellje intime të papranueshme. Kruger, D. J., Fisher, M. L., Edelstein, R. S., Chopik, W. J., Fitzgerald, C. J., & Strout, S. L. (2013). Was that cheating? Perceptions vary by sex, attachment anxiety, and behavior.Evolutionary Psychology, 11, 159-171.

6. Sipas studimit të publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences është zbuluar që burrat dhe gratë janë më të prirur drejt tradhëtisë kur janë duke nisur një dekadë të re. E thënë më lehtë, kjo etapë është kur mosha jonë mbaron me numrin 9 ( për shembull, 29, 39, 49, 59 ). Shkencëtarët mendojnë që këto janë momente gjatë të cilave jemi më të prirur të mendojmë për jetën tonë dhe si rrjedhojë dhe për marrëdhëniet emocionale.

7. Once a cheater, always a cheater. Po tradhtove njëherë do ta bësh përsëri. Kjo është ajo që mendojnë shumë njerëz dhe në fakt edhe shkencëtarët nuk e kundërshtojnë. Sipas studimit të botuar në Journal of Social and Personal Relationships, studiuesit kanë gjetur që ( shpesh por jo gjithmonë) tradhtia është një skemë sjelljeje që përsëritet, kështu që me shumë mundësi kush ka tradhtuar në të kaluar mund ta bëjë përsëri. Megjithatë studiuesit tregojnë dhe që kjo sjellje varet shumë dhe nga arsyet personale dhe specifike që nxisin tradhtinë.

8. Është shumë e shpeshtë fantazia e tradhtisë së partnerit. Të dhënat e një studimi zbuluan që pothuajsë (98%) e burrave dhe (80%) e grave kanë ëndërruar të tradhëtojnë partnerin . Leitenberg, H., & Hicks, T. V. (2001). Sexual fantasies about one’s partner versus someone else: Gender differences in incidence and frequency.The Journal of Sex Research, 38, 43-50.

9. Kur një tradhëti zbulohet jo gjithmonë kemi përfundimin e marrëdhënies apo martesës. Disa studime të botuara në Journal of Marital Therapy kanë treguar që disa marrëdhënie i kanë mbijetuar tradhtisë duke u shndërruar në më të forta dhe të afërta se më parë.

10. Rreziku i një ataku kardiak gjatë një raporti seksual është shumë i ulët, megjithatë disa studiues kanë zbuluar që ngjarje të tilla i ndodhin burrave që janë duke tradhtuar partneret. Shkëncëtarët thonë që tradhtia krijon një parehati psikologjike ( ndjenjë faji, ankth, stres) dhe janë këto që mund të kenë një efekt negativ mbi sistemin kardiovaskular. Fisher, A. D., Bandini, E., Rastrelli, G., Corona, G., Monami./Tabu.al

MË TEPËR

Radar23 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook