Kryesore
Rama njofton popullin se do të rriten gjobat për shkeljet rrugore. Ka blerë edhe një makinë që vë gjoba

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta nis ditën me makinën inteligjentë, që kap shkeljet rrugore. Me anë të një postimi në Facebook, Rama teksa ka postuar videon e prezantimit të makinës, nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, shkruan se kjo autovetorë do të ndikojë pozitivisht në goditjen transparente të shkeljeve të Kodit Rrugor.
Postimi i Plotë:
MIRËMËNGJES dhe me autoveturën inteligjente që do të ndikojë pozitivisht në goditjen transparente të shkeljeve të Kodit Rrugor, ndërkohë që po ecim përpara me projektin e kontrollit inteligjent të sigurisë rrugore, ju uroj një javë të mbarë.