Mix
”No Time To Die” nga James Bond nis të shfaqet në kinema

”No Time To Die (Nuk ka kohë për të vdekur”, është filmi më i fundit i James Bond, i cili u shfaq premierë në Londër, në një ceremoni ku ishte e pranishme edhe familja mbretërore.
Kjo është seria e 25 dhe e fundit për Daniel Craig si ”Agjenti 007”. Në tapetin e kuq krahas familjes mbretërore kaluan edhe yje të tjerë të çmimeve Oscar.
Filmi nis të shfaqet në kinema gjatë kësaj jave dhe është ndër filmat më të pritur këtë vjeshte