Mix
Gazetarit kosovar Milaim Zeka nuk i del “e keqja” me Seldi Qalliun: I organizova festë vajzës pas ndarjes nga ai idioti!

Gazetarit kosovar Milaim Zeka, duket se nuk i ka dalë ende inati me ish-dhëndrin e tij, Seldi Qalliun, i cili ishte i fejuar Dafinën, vajzën e gazetarit.
Seldi dhe Dafina qëndruan 5 vite të fejuar, por lidhja e tyre mori fund në vitin 2016, teksa në media Seldi u shpreh në taë kohë se gjithçka ishte mbyllur me konsensus.
Por Milaim Zeka nuk e ka harruar ende ndarjen e vajzës së tij nga Seldi, pasi në emisionin “Bardhezi”, ai ka thënë se ka festuar me vajzën e tij ndarjen nga Seldi, të cilin e ka etiketuar “ai idioti”.