Lidhu me ne

Mix

Filmat shqiptarë që na kanë bërë për të qarë, listuam 5 prej tyre

Zemra e nënës – Filmi flet për një grua të moshuar të cilën e luan aktorja e madhe Tinka Kurti. Ajo jeton vetëm dhe në këtë vetmi përfytyron nipërit dhe mbesat duke i kthyer në kukulla e duke biseduar çdo ditë me ta.

Vjen një çast dhe të gjithë fëmijët afrohen për t’i marrë pasurinë. Por ajo nuk ka çfarë tu japë përveç kukullave. Në fund të filmit tregohet sesi trashëgimtarët duke kërkuar pasurinë shqyejnë njëri-tjetrin.

Ky film na ka bërë për të qarë të gjithëve dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur një aktore si Tinka Kurti e ka luajtur në perfeksion duke e përcjellë tek publiku vetminë dhe dhimbjen e gruas së moshuar, të braktisur nga fëmijët.

Debatik – E kush nuk ka qarë me vdek.jen e Colit? Filmi “Debatik” i prodhuar në vitin 1961 flet për një grup fëmijësh që krijojnë organizatën e tyre anti-fashiste të cilin e quajnë me emrin “Debatik (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste).

Një djalë i varfër dhe jetim, Coli bëhet pjesë e grupit Debatik. Ai shkon të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth por e vra.sin gjatë këtij aksioni. Filmi mbaron kur xha Demiri e gjen të vde.kur Colin dhe e merr në karrocë.

Lulëkuqet mbi mure – “Sulooo”, zëri i fëmijëve të jetimores kur panë shokun e tyre të vri.tej natën në murin e jetimores, ka mbetur edhe sot në memorien e të gjithë shqiptarëve. Jetimin Sulo kujdestari e kishte vënë për të spiunuar shokët e tij dhe nga frika e presioneve të vazhdueshme ai përpiqet natën të kapërcejë murin e jetimores por patrulla italiane e vr.et.

Gjeneral gramafoni – Muzika vajtuese kaba me klarinetë nga filmi “Gjeneral Gramafoni” mbahet mend dhe dëgjohet sot e kësaj dite. Momenti i cili i ka bërë të gjithë të qajnë tek ky film është kur Halit Berati i bie klarinetës para një fëmijë i cili qan me dënesë. Tingujt e klarinetës e bëjnë vogëlushin të pushojë e madje t’i rikthehet buzëqeshja. Jua rikujtojmë këtë moment me videon e mëposhtme.

Malet me blerim mbuluar – Pla.gosja e Lilos në filmin “Malet me blerim mbuluar” na ka bërë të qajmë gjithashtu. Lilo Labja u pla.gos gjatë luftës dhe Kapua, Jahua, Peliçeli dhe Zeneli duhet ta çojnë Lilon drejt spitalit partizan. Pranverën tjetër Jahua dhe shokët e tij kthehen për ta marrë Lilon në spital por e gjejnë me këmbën e pre.rë./Podiumi.com

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook