Lidhu me ne

Mix

“Afrohen sa i thua që je shqiptarë”, – Aktorët turq me origjinë shqiptare

Ata janë aktorët më të famshëm në Turqi, por me rolet e tyre kanë fituar zemrat e audiencës në shumë vende të botës. Serialet turke arritën të thyenin rekorde shikueshmërie edhe në Shqipëri nëpërmjet transmetimeve në Tv Klan. Ajo që është me interesantja është fakti që shumë nga aktorët më të njohur në Turqi janë me origjinë shqiptare.

Kivanç Tatlitug, aktori shumë i suksesshëm, i njohur ndryshe si Brad Pitt i Turqisë, ka pranuar në një intervistë se babai i tij është me origjinë nga Prishtina. Kivanç është i njohur për rolet e tij në serialet “Dashuri e Ndaluar”, “Kuzey dhe Guney”, “Menekshe dhe Halil” etj, të transmetuara në Tv Klan dhe së fundmi e shohim në “Ironia e Fatit”.

Halit Ergenç, njihet nga të gjithë si “Sulejmani i Madhërishëm”. Pak kohë më parë ai ka pranuar se origjina e tij është nga Shqipëria. “Mund të them me gojën plot se në damarët e mi ka gjak shqiptari”, ka thënë aktori në një intervistë.

Can Yaman është një nga aktorët më të përfolur, jo vetëm në shtetin turk, por edhe në Europë, Itali dhe Spanjë, ku ka patur një numër të roleve në seriale si “Zog i hershëm”, “Hëna e Plotë”, etj. Ai ka pranuar se të dy gjyshërit e tij janë me origjinë shqiptare.

Engin Altan Dyzyatan, aktori shumë i përfolur në Turqi, por që u bë shumë i famshëm edhe në Shqipëri me rolin e tij kryesor në serialin “Ertugrul” ka deklaruar në mediat turke se ka lidhje me Shqipërinë, pasi prejardhja e tij është shqiptare.

Nuretin Sonmez është emri i vërtetë i aktorit që luan rolin e Bamsi, të cilin e kemi parë tek “Ertugrul”. Në një intervistë televizive ai ka pranuar se ka origjinë shqiptare. Baris Arduç është aktori që u pëlqye me shikim të parë. Ai na u prezantua në serialin “Dashuri me Qira”. Baris, përveçse ka deklaruar se është me origjinë shqiptare nga ana e të atit, flet shumë bukur edhe shqipen. Së shpejti do të transmetohet edhe në Tv Klan seriali i tij “Kuzgun”.

I ftuar tek Rudina pasditen e kësaj të hëne, drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani tha se në Stamboll kishte takuar shumë prej yjeve të kinematografisë turke, “por ata me origjinë shqiptare ishin në Kanë.”

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Çdo vit në Kanë zhvillohet panairi më i madh i televizionit, ku e gjithë bota, të gjitha kompanitë e produksionit mblidhen. Aty ndodh gjithçka. Ka premiera filmash botërorë, ka takime që unë i zhvilloj me kompanitë dhe producentët. Këtë vit kishte edhe një prurje shumë të madhe të aktorëve turq më të mirë të momentit. Kryesisht, aktorë që presin të nisin serialet e reja. Duhet thënë që e gjitha Kana ishte e mbushur me postera gjigantë të serialeve turke. Spanja ka filluar transmetimin, në Itali “Sky Italia” dhe “Mediaset”, Amerika Latine, Preuja, Kili, Argjentina.”

Dumani rrëfen edhe prezantimet me aktorët me origjinë shqiptare. “Ajo që të bën përshtypje tek yjet turq është thjeshtësia, ti bisedon me ta, pi diçka me ta. Janë shumë kuriozë të dinë cilat seriale janë transmetuar në Shqipëri. Nisur dhe nga fakti që disa prej yjeve janë edhe me origjinë shqiptare, dhe sa ju thoja jam nga Shqipëria më thonin “edhe unë jam shqiptar””.

Dumani tha se kishte takuar edhe Burak Ozcivit, i cili do të luajë rolin e Osmanit, në serialin që do të pasojë Ertugrul. “Ertugruli i famshëm përfundon epokën e tij, dhe tashmë djali i Ertugrulit që është transmetuar për 5 vite në Tv Klan, do të nisë në dhjetor me episode të reja të Osmanit, tashmë interpretuar nga Ozcivit.”

Në lidhje me rëndësinë e Festivalit të Kanës, Dumani tha: “Ti aty i shikon të gjitha prodhimet. Kujtojmë qe vetëm Turqia prodhon mbi 30 seriale në sezon televiziv. Po ashtu edhe spiralet amerikane. E gjitha bota mblidhet në Festivalin e Kanës dhe aty prezantohen të gjithë produksionet e reja. Është një mundësi shumë e mirë për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe për të parë kush është trendi i momentit. Jo vetëm për serialet turke, por për të gjitha llojet e serialeve botërore.” /Podiumi.com

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook