Lidhu me ne

Mix

Në cilën moshë njeriu ndihet më i lumtur? Mos mendoni për të 20-tat

Në cilën moshë njeriu  ndihet më i lumtur? Mos mendoni

Rinia lakmohet shumë në shoqërinë tonë. Edhe kur mbushim 30 vjeç na kap paniku për rrudhat dhe plakjen dhe fiksohemi pas lëkurës, duke kërkuar gjithnjë e më shumë trajtime për tu dukur më të rinj.

Në aktrim dhe muzikë, shumica e yjeve arrijnë kulmin e karrierës me rolet kryesore kryesisht në të 20-tat ndërsa në fusha të tjera, si modelimi dhe sporti, kulmi arrihet në një moshë edhe më më të re.

Por, a është kjo mosha kur njeriu ndihet më i lumtur? Jo!

Nuk është përgjigje kategorike për të gjithë, por shumica e njerëzve nuk mbajnë mend shumë episode nga adoleshenca dhe nuk i referohen si moshës kur janë ndjerë më të lumtur se në vitet e tjera. Rezulton se mosha ku shumica ndihen më të lumtur dhe mbajnë mend çdo episod pozitiv të jetës është në të 30-tat.

Studimi i publikuar në revistën Social Indicators Research të botuar këtë javë, iu referua dhe u përqendrua në përvojat retrospektive të jetës së personave aktualisht mbi 50 vjeç. Njerëzit 50 vjeç e lart nga 13 vende të ndryshme europiane u pyetën se nëse do ktheheshin pas në kohë, cila ishte mosha kur keni ndjerë më shumë lumturi?

Të dhënat treguan se nivelet e lumturisë lidheshin me fëmijërinë, por jo me memorien mbi momente të caktuar, ndërsa mosha 30, 34 vjeç lidhet me lumturinë konkrete, si për vendimmarrjet, jetesën, aspekte personale dhe sociale.

Autorja e studimit, Begona Vlvarez thotë se arsyeja për këtë ndoshta ka të bëjë me ngjarjet e jetës të zakonshme në këtë fazë të jetës.

“Periudhat e bashkëjetesës me një partner dhe periudhat me fëmijët që vijnë në jetë lidhen ndjeshëm me një probabilitet më të lartë për të jetuar periudhën më të lumtur të jetës sesa periudhat pa bashkëjetesë dhe periudhat pa fëmijë, respektivisht.”

Në thelb, edhe pse blerja apo investimi për një shtëpie për veten dhe krijimi i një familje (nëse kjo është ajo që dëshironi të bëni) janë stresuese për vetë kohën kur e jeton, ato mbahen mend si ngjarje të lumtura në jetën e mëvonshme.

Përveç kësaj, studimi zbuloi se kohët që ne kemi më shumë gjasa të ndihemi të pakënaqur janë ose nga mosha 10 deri në 14 vjeç ose nga 70 e tutje.

*Artikulli i Metro

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook