Mix
Habit 22-vjeçarja: Jam krenare, bashkëshorti më lejon të fle me burra tjerë

Jo të gjitha martesat nëpër botë funksionojnë njësoj. Disa lloje moderne të marrëdhënieve, si ato poligame janë të përhapura mjaft kohët e fundit.
E tillë është historia e Rae, një 22-vjeçare, që ka deklaruar në Tik Tok se bashkëshorti e lejon atë të kryejë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë.
Rae Nemetsky e përshkruan veten si një “grua të nxehtë” dhe thotë se ajo fle lirshëm me burra të tjerë, edhe këtë e bën me pëlqimin e plotë të burrit.

Ajo rrëfen se ishte pikërisht bashkëshorti ai që e hodhi si ide.
22-vjeçarja thotë se kjo temë është tabu për shoqërinë dhe se ajo dëshiron të ndërgjegjësojë qytetarët.
Rae shpjegon me detaje pjesë nga jeta e saj me burrin, duke thënë se burri e lejon të shkojë me meshkuj të tjerë, ndërsa ai vetë është mjaft besnik.
Gjithashtu ajo thotë se “burri im më ofron gjithçka që kam nevojë,. Ai është partneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë në shtrat.“
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një ndjekës në rrjetet sociale, 22-vjeçarja pranoi se familja e saj janë në dijeni për martesën e saj jokonvencionale. Gjithashtu çifti janë prindër.