Mix
Foto/ Britney Spears feston “çlirimin” nga babai i saj, pozon nudo
Britney Spears është me pushime me të dashurin e saj 27-vjeçar në një destinacion tropikal dhe ndihet më e lirë se kurrë
Këngëtarja si duket po feston fitoren e saj të rëndësishme ligjore, e cila do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e saj.
Vetëm 24 orë më parë, gjyqtarja Brenda Penny vendosi t’i heqë kujdestarinë e shumëpërfolur babait të këngëtares, dhe Britney nuk mund ta fshihte gëzimin e saj në Instagram.
Ditën e djeshme, ylli i pop-it ndau në Instagram foto nga pushimet me të fejuarin e saj, Sam Asgari.
Në një postim të veçantë, Britney postoi më shumë foto nga “arratisja” e saj ku shfaqet nudo duke pozuar jashtë vaskës. 39-vjeçarja redaktoi fotot, duke mbuluar pjesët intime të trupit me disa emoji lulesh