Radar
Evi Kokalari: Basha do jetë në krye të PD-së edhe për 1-2 javë
Aktivistja republikane Evi Kokalari parashikon që kreu i PD, Lulzim Basha të jetë në krye të partisë edhe për një ose dy javë.
E ftuar në Syri tv, Kokalari thotë se asgjë në Shqipëri nuk e ndjen Lulzim Bashën kryetar.
“Basha do jetë kryetar edhe 1-2 javë. Asnjë në Shqipëri nuk e ndjen që Basha është kryetar i PD. Qeveria amerikane sado ta mbrojë, nuk do të shkojë deri aty sa të ndryshojë fatet e Partisë Demokratike.
Ai do të mbajë individë, që nuk ia kanë idenë e konceptit autonomi.
I kanë ngelur 3-4 vetë dhe të tërë po i ikin. Basha po e shikon se të gjithë njerëzit pranë tij po i ikin. Basha nuk frikëson askënd, sepse nuk ka pushtet”, u shpreh Kokalari.