Radar
Nis mbledhja e firmave për Kuvendin e PD/ Basha drejt shkarkimit
Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar për të shkarkuar Lulzim Bashën do të mblidhet patjetër.
“Ne do ta bëjmë këtë Kuvend në radhë të parë për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj, duhet të jeni ju që do zgjidhni kandidatë për kryetarë bashkie, këshilltarë tuaj, deputetë tuaj sepse këtë kërkon maturia e demokracisë në këto 30 vite.
Dhe kjo është një praktikë më e suksesshmja në vendet demokratike të botës. Do sanksionojmë se kur një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve, në momentin e parë që ai e bën atë, ai automatikisht nuk është më kryetar”, është shprehur Berisha.
Tashmë ka nisur edhe mbledhja e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe në këtë mënyrë hapet rruga edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës.