Lidhu me ne

Radar

Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

Nga Klodian Tomorri

Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

Në Itali, çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin do të rritet me 40 për qind duke filluar nga pasnesër. Në Irlandë, fatura mujore e energjisë për konsumatorët është rritur me 21.5 për qind, ndërsa në Spanjë qeveria është në prag të rrëzimit, pikërisht për shkak të rritjes së çmimit të energjisë. Ky është prologu i asaj që po vjen.

Ndonëse në Shqipëri, vëmendjen më të madhe në opinionin publik dhe debatet politike e ka marrë rritja e çmimeve për artikujt bazë, inflacioni i ushqimeve nuk është asgjë para asaj që po vjen. Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në një krizë të rëndë energjetike, e cila do të ketë pasoja dramatike për ekonominë, buxhetin publik, por ndoshta edhe buxhetet familjare.

Dështimet disavjeçare për të reformuar sektorin energjetik, veçanërisht për të ndërtuar burime të reja gjenerimi e kanë lënë vendin të pambrojtura ndaj krizave që vijnë nga jashtë. Dhe këtë herë kriza është me të vërtetë e rëndë.

Në vetëm pak muaj, çmimi i energjisë në Evropë është trefishuar dhe aktualisht një megavat orë tregtohet me 160-170 euro. Për të kuptuar se sa e rëndë është situata, mjafton vetëm një fakt. Sot çështja me e nxehtë e debatit në Parlamentin Evropian është kriza energjetike.

Arsyet se pse Evropa mbërriti në këtë situatë janë disa. Rregullat e reja të Bashkimit Evropian për uljen e emetimit të dioksidit të karbonit kanë çuar në mbylljen e shumë burimeve të energjisë. Po kështu, disa nga vendet më të mëdha të kontinentit si Gjermania janë duke mbyllur me shpejtësi centralet bërthamore duke shtuar edhe më shumë hendekun mes kërkesës dhe ofertës së energjisë.

Por faktori më i rëndësishëm që e zhyti Evropën në krizë energjetike është mungesa e gazit natyror.
Ekspertët parashikojnë që çmimet të vazhdojnë të qëndrojë në nivele rekord edhe për vitin tjetër, ndërkohë që shumë nga qeveritë e BE-së po u druhen revoltave popullore. Dhe Shqipëria do të jetë një nga vendet më të goditura nga kjo krizë.

Për shkak të thatësirës së zgjatur thuajse i gjithë furnizimi i vendit me energji po përballohet nga importi. Në shtator OSHEE shpenzoi 55 milionë euro për të blerë energji nga jashtë. Kjo është shuma më e madhe që Shqipëria ka shpenzuar ndonjëherë në historinë e saj për të blerë energji vetëm për një muaj.

Parashikimet janë që importet e energjisë do të vijojnë me ritme rekord edhe gjatë muajve në vijim. Rezervat hidrike në vend janë në nivele minimale për rrjedhojë edhe prodhimi. Financat e OSHEE tashmë janë të rrënuara.

Struktura e tarifave të energjisë e ka të pamundur të përballojë këto çmime ndaj infeksioni po përhapet me shpejtësi në të gjithë sektorin e energjisë duke rrezikuar t’i çojë të trija kompanitë publike drejt falimentimit. Edhe pse teknikisht të paktën dy prej tyre janë sakaq të falimentuara. Për ta thënë më qartë, OSHEE dhe KESH nuk kanë më para për të siguruar furnizimin e vendit me energji elektrike.

Në korridoret e qeverisë kriza ka mbërritur zyrtarisht. Por përballë kësaj situate rrugët e zgjidhjes nuk janë shumë. Qeveria do të detyrohet të shpenzojë qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve për të subvencionuar importin e energjisë ose do ta përcjellë rritjen e çmimeve në faturën e familjeve dhe biznesit. Në çdo skenar, ata që do të paguajnë janë qytetarët. Por kjo krizë do të jetë një grusht shumë i fortë për ekonominë, financat publike dhe familjet shqiptare.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Mix2 ditë më herët

Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale

Pasi siguroi një fitore historike në zgjedhje, kryeministri kanadez Mark Carney festoi suksesin e tij politik në mënyrën më të...

Mix2 ditë më herët

Rikthehen “Peaky Blinders”, ngjarjet zhvendosen 20 vite më vonë, roli i Cillian Murphy

Një serial i ri i dramës ”Peaky Blinders” do të fillojë xhirimet këtë verë, ku ngjarjet pasqyrojnë vitet 1950, sipas...

Mix2 ditë më herët

“Metallica”, grupi heavy metal që ka bërë historinë

Metallica është një nga grupet më të njohura dhe më të suksesshme të muzikës heavy metal në histori. E formuar...

Mix2 ditë më herët

Marlon Brando, ylli amerikan i “The Godfather”

Marlon Brando ishte një aktor amerikan i njohur si një nga figurat më të mëdha në historinë e kinemasë. Ai...

Mix2 ditë më herët

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës...

Radar2 ditë më herët

Na shkruajnë shpesh, pse i bëjmë opozitë opozitës

Na shkruajnë shpesh sidomos në inbox se pse i bëjmë opozitë opozitës Podiumi është themeluar në janar të vitit 2016...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump, Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në...

Kryesore2 ditë më herët

Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në pushtet nëse Berisha s’do e përdorte partinë për hallet e tij

Lulzim Basha Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me kontratën e lobimit 6...

Mix2 ditë më herët

Makaronat dhe rënia nga pesha – ndihmojnë apo përkeqësojnë procesin?

Hapi i parë që marrin njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt, është kufizimi apo heqja dorë nga karbohidratet,...

Facebook