Mix
Dua Lipa dhe Elton John nuk njohin limite,kryesojnë top listën me “Cold Heart”

Elton John dhe Dua Lipa nuk njohin më limite.
Së bashku me remixin elektronik ‘Cold Heart’ kanë kryesuar majat e top listës.
Siç duket edhe nga vendi i rezervuar në krye Dua Lipa dhe Elton John po pëlqehen shumë me këngën e re “Cold Heart”.
Ndërkohë që në një prononcim për mediat Elton John është shprehur i surprizuar nga rezultati.
“Epo në moshën time, të kesh një këngë numër një është një surprizë e jashtëzakonshme dhe për mua, një arritje”- tha këngëtari për mediat.
Më tej këngëtari falënderoi Dua Lipa dhe treshen australiane të prodhuesve elektronikë PNAU për punën e bërë.