Lidhu me ne

Kioske

DRAMA e rinisë, kalon edhe nga varfëria e fjalorit!

DRAMA e rinisë, kalon edhe nga varfëria e fjalorit! / Ledian Droboniku

May be an image of 1 person

Bota është e përbërë prej fakteve, të cilat Njeriu i kupton me anë të mendimit. Kurse vetë mendimi strukturohet nga fjalë e simbole.

Kështu Niveli i njohjes së Botës me anë të mendimit, pasqyrohet në Nivelin e fjalorit tonë. Nëse dikush ka një fjalor të varfër, po aq e varfër dhe primitive është bota e tij. Ai ka vetëm njohje sipërfaqësore e primitive.

Në këtë nivel, pa e kuptuar botën ai as nuk di dhe as nuk do ta ndryshojë atë.Një frymor i tij kthehet në skllav të sistemit, apo më keq, një vegël qorre në duart e padronit.

E kishin kuptuar grekët antikë që ekziston një përputhje mes Arsyes së Realitetit dhe Llogjikës së Njeriut! Vetëm Njeriu kupton e kodifikon botën.

Është ky nivel vetëdijësimi që i mundëson atij, jo vetëm ta sodisë por edhe ta Ndryshojë atë.Por jo të gjithë duan ndryshimin e saj.

Një pjesë do të ruajë privilegjet duke penguar zhvillimin e saj emancipues për Njerëzimin.Këtu qëndron edhe drama.

Po krijohet një HON I THELLË mes kompleksitetit të botës aktuale dhe njohjes së saj prej masave.Për herë të parë në Histori, kemi një regres antropologjik e zhvillim teknologjik.

Kjo është dhe kryevepra e Neoliberizmit, që bën çmos të krijojë një projeksion banal të Realitetit virtual e duke fshehur botën e vërtetë, që drejtohet nga pak “elita”Rrënimi i shkollave, degradimi i lëndëve humaniste në favor të atyre “të dobishme ekonomikisht”, manipulimi konstant i mediave, përdorimi i fb dhe rrjeteve për info idjote dhe me ritme histerike pa reflektuar, degradimi i artit, kthimi i muzikës në zhurmë pa memorie, homologimi i kulturave kombëtare në atë universale anglo-saksone, etj etjkrijuan hommo videns, njeriun që sheh po nuk kupton!

Ja pse vetëm me anë të EDUKIMIT dhe njohjes së botës (sot rëndësi madhore ka dituria filozofike, ekonomike, financiare, politike, psikologjike, juridike) POPULLI mund të thyejë prangat e skllavërisë, shfrytëzimit e mjerimit!

Kjo është detyrë e Rinisë për ti mësuar dhe misioni ynë për të mos u kyrsyer duke shpjeguar!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook