Radar
Nuk u zgjodh dot deputet, por Ervin Bushati “peshkon” postin e rëndësishëm
Ndonëse nuk mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, ish-deputetit të PS-së, Ervin Bushati, i është besuar një post i rëndësishëm.
Ervin Bushati është emëruar drejtor i Postës Shqiptare.
Prezantimi i Ervin Bushatit si drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, ose me titull zyrtar “Administrator” pritet të bëhet nesër në orën 14:00. Më herët ky post ishte mbajtur nga Laert Duraj, dhe përkohësisht nga Hipokrat Biba.
Ervin Bushati ishte pjesë e listës PS në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prill, por nuk siguroi mjaftueshëm vota për të marrë mandatin. Disa kandidatë brenda kampit rozë thyen herësin e partisë duke fituar mandatin e humbur nga Bushati.