Kryesore
Demokratët kundër Bashës: Na le në baltë, turp të të vijë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë së fundi, një një konferencë për mediat, ku ka vijuar me deklaratat e tij për të ashtuquajturit komisione hetimore, për çështjen “Becchetti”, për inceneratorët si dhe për 25 prillin.
Konferenca, është publikuar live edhe në faqen zyrtare të Lulzim Bashës, në rrjetet sociale, si dhe në faqen zyrtare të Partisë Demokratike.
Por, ajo që bie në sy është rebelimi i demokratëve kundër Lulzim Bashës, ndaj të cilit janë drejtuar akuza deri edhe fyerje
Demokratët e akuzojnë Bashën, si tradhëtar dhe bashkëpunëtor të Ramës.
“Rroftë Berisha, poshtë tradhtarët”-shkruan një qytetar.
Ndërsa një tjetër shkruan “Ik, o legen se jeni bashkë”.
Po ashtu një qytetar shkruan “O njeri falso, unë habitem si del akoma”.
“I le në baltë demokratët, turp të të vijë.”-shkruan një tjetër.
Më poshtë disa nga komentet në faqen e Bashës, si dhe faqen zyrtare të PD.