Lidhu me ne

Mix

Si është një grua Peshore, sipas astrologes së famshme Linda Goodman

Si është një grua Peshore, sipas astrologes së famshme Linda

Mary Alice Kemery e njohur ndryshe dhe si Linda Goodman, lindi në 9 prill 1925 dhe ndërroi në moshën 70 vjeçare, në 21 tetor 1995.  Ajo ka qënë e para astrologe në listën best seller të New York Times. Libri i saj “Linda Goodman’s Sun Signs” ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe u pasua më vonë nga “Linda Goodman’s Love Signs” (1978) që gjithashtu u fut në listën e librave më të shitur nga New York Times, duke vendosur një rekord në këtë industri: 2.3 milionë dollarë për të drejtat e autorit.

Karakteristikat e gruas Peshore

Ajo mund të jetë si një lepurushe e bardhë me gëzof të butë dhe mund të pëshpërisë me butësi të kadiftë. Ajo mund të vishet me mëndafshe apo najlon dhe flokët e saj mund të kenë aromë të lehtë lulesh. Madje ajo mund të duket edhe si kukull, të cilën mund ta mbash në një dorë. Por me gjithë feminitetin e saj, mënyrat e ëmbla të sjelljes dhe hijeshinë, kjo vajzë mund të vesh një palë pantallona me lehtësi të habitshme dhe ato do t’i qëndrojnë në trup në mënyrë të përkryer. Proceset e saj mendore do të veprojnë si të jenë me logjikën e burrave dhe mendimet e saj mund të përputhen me tuajat në çdo diskutim që do të filloni. Niveli i mendimit mund edhe të jetë më i lartë se juaji (me raste), edhe pse pjesa femërore e gruas se shenjës së Peshores, është zakonisht shumë e zgjuar për t’ju lënë që ta kuptoni këtë gjë, të paktën jo para se të mbaroni muajin e mjaltit. Gjatë periudhës së lidhjes, ajo do të jetë e kujdesshme që mos t’ju mund në shah apo letra, por nuk do ta fshehë mendjen e saj të mprehtë përgjithmonë. Pas një farë kohe, ju do njiheni me pushtetin e trurit të saj inteligjent.

Shumica e grave të shenjës së Peshores, do ta nxjerrin në pah mençurinë e tyre, çdo herë që një temë shfaqet me mundësinë më të vogël për të debatuar. Kjo mund të jetë çdo gjë – që nga pse ju nuk duhet të vishni kravatë me këtë lloj kostumi deri tek çështja pse nuk jeni ngritur në detyrë akoma . (Lidhur me këtë të fundit, ajo do të mendojë se pjesërisht është faji juaj dhe pjesërisht faji i shefit.) Nëse ju refuzoni të merrni pjesë në diskutim, ajo do të debatojë me veten. Një vajzë Peshore mund të fillojë argument të nxehtë vetëm fare, ta zhvillojë dhe përfundojë atë po vetëm, me një demostrim të habitshëm. Kontributi juaj i vetëm mund të jetë “Por pse?” ose “Unë nuk mendoj kështu”, por ndonjëherë kjo është gjithçka që ajo ka nevojë, për të ofruar një monolog të shkëlqyer, i cila mund të zgjasë për një orë ose më shumë. Mbi të gjitha, ju ndoshta do të mbyteni në bukurinë e saj. Ajo do të vë në punë buzëqeshjen e parezistueshme, në çdo tre fjali apo më shumë dhe ju do të përfundoni duke ndryshuar mendje me po aq lehtësi siç ndryshon ajo gjininë e saj nga veprime mashkullore, në sjellje tërësisht femërore si një lepurushe e butë dhe e dashur.

Përveç dëshirës tipike të Peshores për të peshuar çdo gjë dyherë, për t’u siguruar që nuk ka humbur asnjë pikë, ajo mund të jetë një femër e shkëlqyer, për të cilën çdokush do ishte i interesuar si për shoqëri ashtu edhe për dashuri, ose të dyja. Prirja e saj për të argumentuar është me të vërtetë e bazuar në një dëshirë të sinqertë për të arritur një vendim të paanshëm.

Ndoshta mënyra më e mirë për ta vlerësuar gruan e shenjës së Peshores është që ju të njiheni me mënyrën sesi shenjat e tjera të zodiakut do të reagojnë në të njëjtën situatë. Le të themi se ju jeni duke diskutuar rreth temës së kartave telefonike. A duhet njerëzit t’i përdorin ato sot, a janë të modës së vjetër dhe si duhet të jenë?

Dashi: Nuk kemi nevojë për to. Unë përdor celularin.

Demi: Është e rrallë që të bëj telefonata. Mua njerëzit më vizitojnë.

Binjakët: Karta telefoni! Kush ka kohë për to?

Luani: Epo, në qoftë se ato do jenë me të vërtetë mbresëlënëse në pamje të parë.

Virgjëresha: Unë duhet të kontrolloj në Google dhe të shoh se çfarë thuhet aty për to.

Shigjetari: O Zot! Ju do të thoni se njerëzit kanë kohë të merren më këtë budallallëk?

Akrepi: Nëse nuk jeni në shtëpi, nuk flisni dot! Është humbja e tyre, jo imja.

Ujori: Pyes veten nëse bie shi jashtë? M’u duk sikur dëgjova bubullima.

Gaforrja: Këto karta nuk janë përsonale. Preferoj të shkruaj një shënim.

Peshqit : Unë gjithmonë e ndiej kur njerëzit nuk ndodhen në shtëpi dhe i telefonoj ata vetëm kur kam marrë një mesazh në nënndërgjegje që ata duan të më dëgjojnë.

Bricjapi: Shërbimi është krejtësisht i duhur. Por nuk ka pse diskutohet pamja e jashtme e kartës. Nëse nuk është e gdhendur, nuk quhet fare kartë.

Peshorja: Atëherë, varet! Nëse doni të bëni gjënë e duhur, ju duhet t’i keni këto karta me vete. Kjo është një gjest i këndshëm. Nga ana tjetër, përdorimi i tyre mund të duket i tepërt sot dhe gruaja moderne është shumë e zënë për t’u shqetësuar me to. Sigurisht, ju duhet të merrni në konsideratë arsyet që qëndrojnë në përdorimin e tyre. Por gjithashtu, ka njerëz që nuk mund t’i përballojnë këto karta. Në qoftë se ato rëndojnë buxhetin tuaj, nuk është domosdoshmëri t’i merrni. Megjithatë, duke marrë parasysh anën tjetër të medaljes, do doja shumë ta ndieja bukurinë dhe hijeshine e të kaluarës, që mungon tani në ritmin e furishëm të ditëve të sotme, prandaj mund t’ia vlejnë paratë e shpenzuara. Unë mendoj se këto karta duhet të jenë të gdhendura, që të reflektojnë personalitetin individual të çdo kujt. Një person krijues mund të projektojë kartën e vet. Por karta të tilla individuale mund të keqkuptohen nga njerëzit që janë shumë socialë, e ke parasysh? Miqtë tuaj do ta pëlqejnë origjinalitetin, por një gdhendje e thjeshtë do të jetë ndoshta më e pranueshme. Së paku unë mendoj se ajo duhet të jetë. Por sërish…

Ajo do t’ju referohet anëve pozitive dhe negative, në përpjekje për të sjellë argumenta dhe për të dalë në një vendim përfundimtar.

Shumica e vajzave të udhëhequra nga planeti i Afërditës, punojnë si para ashtu dhe pas martesës. Ato janë në kërkim të parave për të blerë gjërat e bukura që dëshirojnë. Ajo i pëlqen rrobat e bukura, parfumet e shtrenjta, muzikën klasike dhe a ka thënë dikush që ajo është disi mashkullore? Po, unë e kam thënë! Njëra anë e saj. Por ju mezi do ta vini re kokën e saj të fortë, pas krehjes së shkëlqyer te flokëve. Më së shumti, gratë e Peshores kanë nevojë për shuma të mëdha parash për t’u larguar nga varfëria dhe situatat e shëmtuara dhe të papajtueshme, të cilat mund ta bëjnë emocionalisht dhe fizikisht të sëmurë.

Partneriteti, si në biznes dhe në dashuri përbën nevojën e saj më të thellë. Ajo nuk ka se si të funksionojë vetëm, pasi ajo është e paaftë për të jetuar vetëm në kuptimin e parë të fjalës. Gratë e shenjës së Peshores që vizitojnë astrologët kanë vetëm dy pyetje që ju interesojnë me të vërtetë. Do jetë gjithmonë një prej këtyre: “Kur do të takoj dikë që që do ta dua me të vërtetë?” ose “Kur do të gjej dikë që të shkoj mirë me të në biznes?” Për të, martesa është një sipërmarrje e përbashkët dhe rregullat janë pothuajse aq të rreptë sa ato të kompanive apo korporatave të mëdha.

Një Peshore është shumë intelektuale dhe ka aftësi të mahnitshme për të analizuar gjë që mund të jetë një ndihmë e vërtetë në zgjidhjen e problemeve të biznesit tuaj. Ajo rrallë lejon që emocionet ta çojnë në vendime të nxituara dhe zakonisht mund t’ju japë këshilla më të mira se bankieri juaj. Natyrisht, aftësitë e saj në këtë drejtim mund të mbulojë një sërë të metash.

Sjellja e saj e ëmbël dhe të qetë, si dhe aftësia për të ftohur ballin tuaj kur keni ethe, mund t’ju bëjë të mendoni se ajo është e dobët dhe e pafuqishme, ose se do të jetë delikate dhe femërore, kur një krizë shpërthen. Nëse po, jeni shumë gabim. Kjo krijesë e dashur, pak femërore është e përbërë nga nëntë pjesë çeliku. Vetëm se ju nuk arritët të kuptonit në fillimet tuaja , nuk do të thotë që do qëndroni të verbër përgjithmonë. Hapini mirë sytë tuaj herën tjetër kur të keni një emergjencë familjare dhe shihni se kush e mban varkën larg përplasjes. Kush me të vërtetë e bën këtë, dua të them. Një nga vlerat e saj më të mëdha është aftësia e saj për të fshehur mendjen e saj të mprehtë, pas feminitetit absolut.

Cila grua tjetër mund të duket si një princeshë kur ju luani me top me të, pastaj kthehet nga ana tjetër, vesh çizmet, mbërthen xhaketën e saj të kuqe, përvesh mënget dhe bëhet gati t’ju ndihmojë për të çarë drutë që ju duhen për oxhakun? Ajo ka ëmbëlsi të mjaftueshme për të parën dhe forcë të madhe për të dytën.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook