Radar
Kadilli: Basha kryetaro-krat, vendimin për Berishën e mori si skuth
Ish-rivali i Lulzim Bashës për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli thekson se duhet të mblidhet Kuvendi i PD-së, nisur nga zhvillimet brenda Partisë Demokratike.
I ftuar në Syri tv, Kadilli thekson se partia nuk i përket kryetarit, ndaj vendimin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha e mori si skuth.
“Kam kundërshtuar modelin që partia të jetë vetëm e kryetarit. Jam pro mbledhjes së Kuvendit të PD-së.
Edhe blerja, edhe humbja në zgjedhje kanë qenë të vërteta e sot e thotë Basha e Berisha. Të thuash gjëra pa frikë, është të jesh kundër kryetarit, jo pro kryetarit. Kam heshtur se jam institucional. Basha është kryetaro-krat, që mori një vendim si skuth”, u shpreh Kadilli.