Lidhu me ne

Mix

‘Eda’ Hande Erçel shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 2021, por ndjekësit kanë dyshime

Sipas një sondazhi të bërë pak ditë më parë në revistën britanike “Glamour UK”, aktorja e njohur turke, Hande Erçel, ka rezultuar gruaja më e bukur në botë për vitin 2021. Në fillim, revista vuri në dukje se ylli i “Dashuria është në ajër” ishte pjesë e listës së “100 fytyrave më të bukura të vitit” dhe më pas ka komunikuar që aktorja e njohur për rolin e Edës ka marrë vendin e parë edhe një vit më parë. Pra, kjo është e dyta herë që shpallet aktorja më e bukur.

Sipas “Glamour UK”, kurorëzimi i aktores 27 -vjeçare si gruaja më e bukur në botë ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale.

Ndonëse një pjesë e mirë e ndjekësve e kanë mbështetur përzgjedhjen e “Glamour UK”, rrjeti ka edhe një pjesë të konsiderueshme që mendon se bukuria e aktores ka ardhur edhe si rezultat i disa ndërhyrjeve estetike që ajo ka bërë kohët e fundit.

Megjithatë, pas këtij çmimi të shpallur nga “Glamour UK”, përdoruesit e mediave sociale dhe shumë prej faqeve të njohura të internetit kanë shprehur kureshtjen për të mësuar sekretin e bukurisë së Erçel.

Kështu, u mësua se aktorja turke ndjek një rutinë të veçantë të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, siç është pirja e një sasie të madhe uji gjatë ditës, për të ruajtur shkëlqimin e lëkurës dhe për ta pasur atë gjithmonë të hidratuar.

Shumë ndjekës gjithashtu vunë në dukje se Hande e fillon ditën me stërvitje, duke u nisur edhe nga postimet e shumta që aktorja ndan në mediat sociale.

Blogu “Lets Hang Here”, me profil lifestyle-n, ka shpjeguar se Hande Erçel ha shëndetshëm, përdor pastrues fytyre çdo natë, pastron lëkurën e vdekur çdo ditë përmes maskave të ndryshme, por edhe e hidraton lëkurën me ujë trëndafili. Ky i fundit, përveç që ndihmon lëkurën në heqjen e papastërtive dhe njollave, i jep shkëlqim lëkurës dhe e freskon atë.

Sa i përket partnerit të Hande Erçel, Kerem Bürsin, vitin e kaluar u rendit i 38 -ti në listën e burrave në “Golden Face Line Actor”.

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Nga Spartak Ngjela Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë...

Mix13 orë më herët

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj...

Mix15 orë më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix15 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix15 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar16 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix17 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix17 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix17 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal17 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Facebook