Radar
Akuzat për pazare Rama-Basha, flet Grida Duma: Berisha është emocional, shoh një ingredient në karizëm…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka marrë në mbrojtje kreun e PD-së, Lulzim Basha, pas akuzave të forta që ish-kryeministri Sali Berisha ka drejtuar ndaj tij.
E ftuar në News 24, Duma tha se deklaratat e zotit Berisha, i cili e akuzoi Bashën për pazare me kryeministrin Edi Rama, janë emocionale.
E pyetur se çfarë mendimi ka deputetja Duma në lidhje me akuzat e Berishës, për pazare mes Ramës e Bashës, që erdhen deri në përjashtimin e tij, nga grupi parlamentar, nënkryetarja e PD tha: “Nuk kam asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Kjo sepse një ingredient i Zotit Berisha, në reagimin e tij, është edhe karizma emocionale, ndaj lidershipit të PD Unë kështu e lexoj. Berisha është një njeri që ka udhëhequr dhe me emocione”.