Sport
Anthony Joshua humbet titujt botërorë, Oleksandr Usyk kampioni i ri i trefishtë në peshat e rënda
Oleksandr Usyk ka mposhtur Anthony Joshua-n në një betejë spektakolare boksi në Londër.
Me këtë triumf, ukrainasi është kampioni i ri në kategoritë “WBA Superworld Heavyweight Championship” “IBF Heavyweight Championship” dhe “WBO Heavyweight Championship, tituj që prej kohësh mbaheshin nga boksieri anglez.
Ishte një ndeshje e dominuar nga boksieri ukrainas, i cili tregoi një përgatitje të lartë fizike gjatë gjithë ndeshjes e cila zgjati 12 raunde.
Raundi i fundit (12) ishte spektakël i vërtetë, ku në sekondat e fundit të duelit Joshua rrezikoi të humbiste me nokaut, por ja doli të qëndrojë në këmbë.
Kjo ishte fitorja e 19-të në karrierë për Usyk prej të cilave 13 i ka arritur me anë të nokautit.