Lidhu me ne

Aktualitet

Rritja e çmimit të bukës, Ahmetaj: Është i përballueshëm


Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj mendon se rritja e çmimit të bukës është i përballueshëm për qytetarët shqiptarë.

Sipas tij rritja është midis 7-10% çka e bën atë një rritje e tillë ka ndodhur 3 herë në 8 vite dhe bjen nga rritja e çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare.

“Po ta shikoni llogarinë e detajuar të rritjes së çmimit të miellit dhe atë të bukës deri tani çmimi është i përballueshëm në një rritje 7-10%. E gjithë përllogaritja që kemi bërë ne është në këtë përqindje.

Në parim praktikisht ka ardhur për shkak të rritjes së çmimit të grurit të tregjet ndërkombëtare. Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj ka rritur çmimin e prodhimit të grurit.  Është hera e 3-të në 8 vite që ndodh një gjë e tillë. Çmimet në një periudhë kohore rreth 7-8 muaj reflektohen në tregun e brendshëm.

Ne po vazhdojmë ta monitorojmë dhe do të kemi përgjigje për këtë. Dje me porosi të kryeministrit kam pasur një takim me ministren e Financës dhe qeveria do të ulet dhe do të marrë vendime. Nuk do të ketë çmime të detyruara. Do të shkatërronin qytetarët dhe ekonominë. Ne jemi në një fazë ku rritjet janë në ato nivele që edhe sipërmarrja e absorbon”-deklaroi Ahmetaj.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar2 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix2 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix2 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar2 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar2 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix24 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar24 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix24 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix1 ditë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Facebook