Radar
Rama fotot me “babën” e tij, George Soros. Mungon Basha…

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA, ku edhe ka marrë pjesë në Asamblenë e 76-të të OKB-së, ka takuar edhe George Soros. Ky i fundit është një nga njerëzit më të përmendur në Shqipëri, e i akuzuar vazhdimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha se ka “gisht” në shpalljen e tij “non grata” nga DASH. Edhe pse, po ashtu edhe vetë është pjesë e këtyre akuzave, Rama ka postuar sot një foto me Sorosin, duke e cilësuar si një mik të çmuar e një mendje të rrallë.
“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur,”-tha Edi Rama.