Radar
Ristani akuzon Bashën: Ka marrëdhënie direkte me Ramën, ka korruptuar opozitën

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani deklaroi se kryedemokrati Basha ka marrëdhënie direkte me kryeministrit Rama.
I ftuar RTV Ora, Ristani tha se me Bashën PD-ja nuk ka për të ardhur në pushtet ashtu sicc është dëshmuar në tre mandate radhazi.
“Basha kur do të të vrasë të vret pas shpine. Me Bashën i cili ka marrëdhënie direkte me Ramën dhe ka korruptuar opozitën PD nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet. U duk këto tre mandate rresht. Ju e dini perceptimin popullor. Njerëzit ndihen të frigur se do e çojë në një humbje të katërt. Nuk ngjall besim e as shpresë. Dilema nuk është Basha por Berisha”, tha Ristani i ftuar në studion e “Ora e Betit” në RTV Ora.
Ristani rikujton edhe njëherë se pasi doli ccështja e Unazës së Re me 20 eurokilometri dhe dokumentet e falsifikuara Delawere, Rama tha “E bëtë këtë punë me tenderin, s’ka më qofte. Kujt po i thoshte këtë ai. E kishte për partnerët e tij, që njëri është Basha.”