Radar
Berisha “flakë për flakë” me Bashën / Kuvendi do të mblidhet, PD do shpëtojë nga pazaret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone mjaft të forta, pas deklaratës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha I cili tha sot se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Në një deklaratë për mediat, Berisha sfidon publikisht Lulzim Bashën, ndërsa thekson se Kuvendi do të mblidhet, do apo nuk do ai.
Gjithashtu Berisha e quan Bashën, si pazarxhi të kryeministrit.
Ai thekson se Kuvendi i PD nuk mblidhet për të diskutuar vendimet e qeverisë së SHBA, por për të shpëtuar PD-në, nga pazaret e Lulzim Bashës.
“Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.
Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.
PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj.”-shkruan Sali Berisha.