Lidhu me ne

Temporal

Arbitrazhet ndërkombëtare kundër shtetit shqiptar – quo vadis?

Nga Martin Gega 

Arbitrazhet ndërkombëtare kundër shtetit shqiptar – quo vadis?

Vetëm disa muaj pas goditjeve të njëpasnjëshme ndaj ekonomisë si pasojë e tërmetit dhe pandemise së shkaktuar nga COVID-19, përmes mediave mësuam lajmin se shteti i detyrohet biznesmenit kontravers italian Francesco Becchetti rreth 120 milionë Euro si pasojë e një vendimi të Gykatës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) me qendër ne Uashington, ShBA.

Ky lajm u mësua vetëm përmes mediave, pasi qeveria e kaloi në heshtje të plotë. Asnjë reagim apo shpjegim për taksapaguesit, të cilët do të mbajnë mbi supe këtë borxh të ri, që mund të jetë një knock out final për ekonominë shqiptare.

Baza ligjore e kërkesës së Becchettit është Traktati Bilateral i Investimeve (BIT) Shqipëri-Itali i vitit 1991, i cili garanton mbrojtjen e investitorëve të secilës palë nga veprimet abuzuese të palës tjetër. Shqipëria numëron dhjetra BIT-e me shumë vende, të cilat legjitimojnë kërkesa arbitrazhesh nga investitorë të huaj të kërcënuar nga qeveria.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021, Kryeministri deklaroi se “Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon… ai marifetçiu do marrë atë që nuk thuhet, atë që nuk hahet, që mbetet por nuk hahet, sepse lufta kundër atij marifetçiut vazhdon dhe ai është në kërkim nga drejtësia shqiptare”.

Gjasat janë që këto deklarata të jenë bërë vetëm për efekte politike në prag të zgjedhjeve, pasi në zbatim të konventës së Nju Jorkut të vitit 1958, ku vendi ynë është palë, shteti është i detyruar ta zbatojë vendimin e ICSID për çështjen Becchetti .

Nëse nuk e zbaton, kërkuesi është i legjitimuar ta ekzekutojë vendimin e arbitrazhit mbi asetet e shtetit që ndodhen jashtë vendit. Mediat kanë raportuar se tashmë Becchetti po vjel me sukses të ardhurat e shtetit nga Eurocontrol me seli në Bruksel, të cilat ishin të destinuara për Albcontrol-in shqiptar.

Gjithashtu ka raportime për bllokime asetesh dhe të ardhurash ne Austri e Holandë në shoqëri nafte dhe energjitike, të cilat parimisht i takonin shtetit. Sërish heshtje totale nga shteti shqiptar, i cili nuk nguron të bëjë deklarata apo reklama edhe kur përfundon një rrugë rurale në ndonjë fshat të largët.

Pyetjet që duhet të shtrojmë ne si taksapagues është nwse ne të mbajmë përgjegjësi për veprimet abuzive apo inatet të zyrtarëve publikë. Vendimi i ICSID çertifikoi atë që shumë e thonë por që nuk pranohet nga qeveria: Sistemi oligarkik kërcënon bizneset dhe jetën ekonomike të vendit.

Ilustrim i kësaj është kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave ndaj Becchettit për ta zgjidhur problemin që kishte me shtetin me një nga konkurentët e tij në fushën e medias. Nga ana tjetër, Kryeministri fitoren e zgjedhjeve të prillit 2021 e quan si “amnisti” nga populli për dëmin e rëndë financiar të shkaktuar ndaj qytetarëve shqiptarë.

Çfarë duhet bërë në këto momente është që institucionet të fillojnë urgjentisht të marrin masa për mbrojtje nga arbitrazhet e tjerë. Shoqëria indiane e cila fitoi tenderin e energjisë diellorë në Akërni me çmim dyfish më të lartë se vendi i dytë në garë, ka kërkuar në ICSID mbi 100 milionë euro nga shteti shqiptar edhe pse nuk kanë ngritur as kantierin e punimeve e jo më të kenë kryer ndonjë investim tjetër, me arsyen e vetme pse u anulua vendimi mjaft i dyshimtë i cili i nxirrte fitues të tenderit. Megjithëse Shqipëria nuk ka një BIT me Indinë, përmes një shoqërie guackë në Holandë, arritën të përdorin si bazë ligjore marrëveshjen e lidhur me Holandën në vitit 1994.

Shoqëria guackë holandeze është pronare e shoqërisë lokale të regjistruar në Tiranë, dhe risku për të humbur përsëri është shumë i madh.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian (GjDBE) ka vendosur në vitin 2018 në çështjen “Republika Sllovake kundër Achmea” se dispozitat e arbitrazhit BIT-et të nënshkruara mes vendeve të BE-së janë të papajtueshme me ligjin e BE-së. Në veçanti, GjDBE vendosi që gjykatat e arbitrazhi ndërkombëtar nuk kualifikohen si “gjykata të brendshme” të vendeve anëtare të BE.

Rrjedhimisht, kërkuesi shoqëria holandeze Achmea nuk kishte të drejtë të përdorte arbitrazhin ndërkombëtar për të kërkuar kompensim, por në vend të kësaj duhet të ishte drejtuar në gjykatat vendase të Sllovakisë. Me këtë vendim të GjDBE-së, vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare që bazohen në BIT-e të nënshkruara mes vendeve të BE-së, nuk mund të ekzekutohen në vendet anëtare të BE.

GjDBE mbajti të njëjtin qëndrim edhe për arbitrazhet që rrjedhin nga Traktati i Kartës së Energjisë i vitit 1994, ku vendi ynë është palë.

Në çështjen Republika e Moldavise kundër Komstroy LLC e vitit 2021, GjDBE theksoi se mosmarrëveshjet mes një vendi anëtar të BE dhe një investitori që vjen nga një vend tjetër i BE – të cilat rrjedhin nga Traktati i Kartës së Energjisë dhe shqyrtohen në gjykata arbitrazhi – bien në kundërshtim me ligjin e BE.

Megjithëse Shqipëria nuk është vend anëtar i BE, duke qenë se jemi vend kandidat për anëtarësim dhe aplikojmë legjislacionin europian, qeveria shqiptare duhet të sigurohet që BIT-et që ajo ka me vendet anëtare të BE-së të zbatohen vetëm në masën që ato janë në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Një shembull i mirë për këtë është BIT-i Austri-Kroaci i vitit 1999 kur Kroacia nuk ishte ende vend anëtar i BE-së, i cili parashikon se: “Palët Kontraktuese nuk janë të lidhura nga kjo Marrëveshje për aq sa ndonjë dispozitë e saj është e papajtueshme me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.”

Nuk është e domosdoshme të fillojë një proces për amendimin e BIT-ve me vendet anëtare të BE, por mjafton të miratohet një shënim të përbashkët ose tu bashkëngjitet një protokoll ku rol këtë proces luan Ministria e Punëve të Jashtme.

Për rrjedhojë shumë risqe financiare që burojnë nga arbitrazhet e huaja do të mitigohen. Në terma praktikë, duke qenë se BIT-et me vendet e BE-së i nënshtrohen legjislacionit europian, vendimet e ICSID kundër shtetit shqiptar do të ishin efektivisht të pazbatueshme në vendet e BE-së.

Kjo sepse gjykatat e brendshme të vendeve anëtare do të refuzonin të njihnin këto vendime, duke qenë se bien në kundërshtim me vendimin e GjDBE-së, jurisprudenca e së cilës është detyruese për vendet anëtare.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar19 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix19 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix19 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix19 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix20 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix20 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar20 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix20 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix21 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook