Lidhu me ne

Radar

Bukuroshet e filmave shqiptare, aktoret tona të mrekullueshme

Nga Juela Meçani – Ato ishin vajza të bukura dhe sot janë zonja të bukura. Nuk ka ndryshuar shumëçka, madje sot janë veshur me petkun e fisnikërisë së dijes, përvojës, sharmin dhe elegancën e viteve plot me suksese dhe eksperienca. Por një gjë duhet thënë për to e duhet përsëritur. Kinematografia shqiptare ka pasur femra me një bukuri të tillë që do të na e kishin zili të gjitha kinematografitë e zhvilluara të atyre viteve si Italia fqinje ose dhe Hollivudi. Sepse ishin të bukura plotësisht natyrale.

Madje kryesisht vinin nga familje të varfra ose të mesme, pa asnjë produkt lehtësues për bukurinë e tyre, pa bojë flokësh ose krehje, pa qerpikë fallto, pa veshje luksi e shumë truke të tjera si këto. Aktoret shqiptare ishin “bio” në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe përzgjidheshin edhe për këto tipare të portretit dhe fizikut. Por përzgjidheshin edhe për aftësinë e tyre interpretuese, zërin dhe impostimin dhe portamentin ndaj në ato vitet e dikurshme, rrini të qetë, nuk mund të ishe kurrsesi e bukur por bosh. Zinxhiri i talentit funksiononte në perfeksion.

Sot duam të kujtojmë disa prej tyre, si ishin dje e si janë sot, me dëshirën e madhe për të rikujtuar publikun nostalgjik se me sa fat ka qenë që i ka ndjekur në kinematë e shumta e në televizor, por edhe me dëshirën e mirë që brezi i sotëm të shikojë me respekt se sa shumë hijeshi ka origjinaliteti dhe bukuria që të ka falur nëna natyrë, larg çdo ekzagjerimi dhe se bukurinë e vërtetë ose e ke, ose nuk e ke.

Nga të parat femra të bukura me plot kuptimin e fjalës, në ekranin shqiptar, ka qenë ajo, mbretëresha bionde, Margarita Xhepa. Nuk i mungonte asgjë, asnjë detaj, flokë ngjyrë dielli, sy të kaltër të mrekullueshëm, buzë të vijëzuara bukur, mollëza e trup i gjatë për kohën. Edhe pas kaq shumë vitesh, Margarita Xhepa ka ruajtur shumë nga hijeshia e dikurshme.

E kujtoni besoj edhe Ema Ndojën, femrën sensuale të filmit shqiptar, e cila në ato vite guxoi me role provokative si dhe të shfaqte trupin e bukur me kostum banjoje. Në role femrash të dëshiruara, me atë mjekrën karakteristike dhe dhëmbët si ketër, aq shumë sot në modë, ajo ka qenë edhe jashtë kinemasë një nga femrat më të dëshiruara të kryeqytetit. Sot? Është edhe më e bukur, pavarësisht se i ka kaluar të 50-tat.

Shumë nga ne e kemi përpara syve Shpresa Bërdëllimën, femrën me buzë të trasha e flokë të derdhur poshtë supeve që shkëlqeu tek “Përtej mureve të gurta”. Sot ajo jeton me familjen në Belgjikë, vitet i kanë shtuar disa kilogramë por portreti ka ruajtur mollëzat dhe buzëqeshjen e ëmbël.

Yllka Mujo mahniste dikur tek “I teti në bronx” dhe kush e njeh nga afër, në ato vite, thotë se ka qenë si një spanjolle e vërtetë, gjithë sy e vetull. Sot që i ka kaluar të 60-tat ka një trup për t’u admiruar në linja, një portret fisnik dhe një stil etnik në veshjen e saj.

Ehhhh Rajmona Bulku, një miksim tiparesh perfekte, sensualiteti dhe sharmi. Brezi i saj e ruan fort mirë në mendje sepse kur Monda kalonte në bulevard, kthehej çdo kokë për ta parë. Sot që është gjyshe dhe vazhdon të aktrojë, është një nga zonjat më të bukura të brezit të saj dhe e cila kujdeset shumë për stilin dhe pamjen.

Vajza me gërsheta tek “Përrallë nga e kaluara” ose partizania tek “Radiostacioni”. Elvira Diamanti ishte bukuria tipike e vajzës mesdhetare, me buzë sensuale, sy edhe të egër edhe të ëmbël, vetull të trashë, flokë të zi, trup të kolmë me bel, lëkurë si porcelan. Jo më larg se përpara dy javësh figurën e saj e kisha përpara syve në rrugë, të veshur thjesht me fustan mëndafshi e jua them pa doreza. Dukej si një aktore italiane jo më shumë se 40 vjeçare.

MË TEPËR

Kryesore9 minuta më herët

Rama nga Vlora: Çudi ku i gjeti Berisha 6 milionë euro për të hequr non-gratan, Luli u bë leckë për 500 mijë

Kryeministri Rama ceku çështjen e lobimit të PD-së në SHBA teksa tha bëhet fjalë për një shumë të madhe dhe...

Mix14 minuta më herët

Këto 3 shenja të horoskopit nuk e pranojnë kurrë se janë gabim

Do ta kuptoni menjëherë se çfarë nënkuptojmë nëse keni pasur ndonjëherë një debat me dikë dhe keni ndjerë sikur po...

Aktualitet2 orë më herët

I riu Murat Dani, nga universitetet angleze per t’u shërbyer me modesti banorëve të Bulqizës

Në një kohë kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për energji të re dhe ide të freskëta, Murat...

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Facebook