Kryesore
Berisha: Rama, thikë pas shpine PD-së duke marrë peng Lulzim Bashën
Ish-kryeministri Sali Berisha në Fieri tha se Edi Rama duke marrë peng kreun e Partinë Demokratike, Lulzim Bashën, i futi një thikë pas shpine kësaj force politike.
“Duke marrë peng kreun e opozitës Edi Rama i futi një thikë pas shpine PD me kreun e marrë pengh prej tij. Sot kemi nis këtë debat me ju, por ky debat ju ftoj të zhvillohet një debat midis njerëzve që u besojnë vlerave, që marrin përgjegjësi. Janë të revoltuar nga akti i pabesë i Lulzim Bashës. Të mos pranojmë asnjë ndarje midis nesh, të Bashës dhe Berishës. Ju jeni njerëzit e vlerave dhe të lirisë. Ata që nuk e duan Sali Berishën ju them vetëm një fjalë, më shumë se gjithë ju Bashën e ka mbështetur vetëm Berisha,” deklaroi Berisha.