Lidhu me ne

Radar

Shkrimi para se Agron Gjekmarkaj të kalonte ylberin – ” Kthehu Sali Berisha!”

cna lajme politike

Agron Gjekmarkaj nën konstumin analistit, para katër vitesh “ziente” ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Shante, fyente, akuzonte e sulmonte si t’i vinte përmbarë me anë të analizave politike të botuara në shtypin e shkruar.

E gjitha këto duket se i hynë në punë për një gjë Gjekmarkajt. Ai u bë deputet. Basha e futi në lista dhe ai ndërroi pllakën, sharjet dhe akuzat ndaj Bashës dhe kunatit i zëvendësoi me “lëpirje”.

Dikur i bënte thirrje liderit historik të PD-së , Sali Berishës, që të largonte Lulzim Bashën, të dështuarin siç e quante ai dhe të kthehej në krye të PD dhe Opozitës.

Në një shkrim të datës 13 Korrik 2017, të botuar në gazetën ”Panorama”, Gjekmarkaj me ngulm kërkonte rikthimin e Sali Berishës.

Sipas tij Partia që  Berisha së bashku me elitën e kohës themeloi, rrezikon të shndërrohet në një sigël private që përfaqëson gjithnjë e më pak e që “shërben” gjithnjë e më tepër.

Sa më shumë PD shkon drejt pikës së vdekjes, aq më tepër zgjerohet nostalgjia për Sali Berishën dhe gabimet e tij  duken si një vijë e largët në horizont.

Sali Berisha për 13 vjet e mbajti PD-në në pushtet dhe për 10 vjet të tjera u soll si shtet më vete pa e negociuar kurrë pozicionin e vet diktues. 

Sali Berisha nuk ka ikur siç ikin të gjithë politikanët e as ka ndenjur si ndo zot rrinë ata. Ai ka zgjedhur purgatorin, kujdestarin e heshtur e këshilluesin kur pyetet.

 Sot partia që e mbrojti edhe në ditë tragjike, opozita kryesore e  vendit, ecën tehut të rreziqeve asgjësuese, derte këto që kanë të bëjnë me identitetin e saj, por më e rënda gjë që mund t’i ndodhë asaj është marrja nën kontroll nga Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama. Opozita mund “të blihet” si në Gjeorgji.

 Enigmat mbi marrëveshjen mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, mosdenoncimi nga PD të paktën deri në nivelin e OSBE-së i rasteve të shitblerjes së votës, përkrahja e hapur dhe okulte që dashamirsit e pushtetit po i bëjnë Bashës në fushatën e tij uzurpuese për të rimarrë PD-në pas humbjes katastrofike, shiharetet masturbuese që në fushatë i dërgonin njëri-tjetrit dy liderët, të bën të mendosh se “djali i mirë” Lulzim Basha po i ofron vendit pas “Shqipërisë që duam”, pikërisht atë më të rëndën gjë, “opozitën që duam”. 

Në këtë pikë, Sali Berisha, i cili dukshëm do që të ketë një marrëdhënie me historinë, ka një detyrim. Ai me personalitetin e tij të fortë duhet t’ia marrë opozitën qeverisë dhe t’ia kthejë vendit, jo si kryetar, jo si i pavdekshëm, por si figurë karizmatike që mund ta bëjë këtë.

….Tani është koha që Berisha këtë revolucion demokratik ta bëjë në Partinë Demokratike për të shpëtuar pluralizmin dhe kthyer opozitën së djathtës e Shqipërisë njëkohshëm dhe menjëherë asaj një garë të vërtetë. Nëse një ditë Basha kthehet kokulur e me lot në sy si plangprishës të cilët i dalin pa vështirësi, pse jo…ta pranojë! Basha si vartës nuk duket keq.

 Come back (kthehu) Sali Berisha për të fundit herë, për pak kohë! Të presë mëshirën e Bashës apo të metaforës së Kunatit për herën tjetër nuk duhet të ketë qenë qëllimi i jetës së tij. Në këtë pikë duhet t’ia ketë zili Ibrahim Rugovës, i cili iku këso bote pa e parë krijesën e vet (LDK) të bastardhuar, forcë e tretë, të nëpërkëmbur nga “partizanët e rinj”!”, shkruante Gjekmarkaj në vitin 2017.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix15 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar15 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar15 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore22 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix22 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet2 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix2 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske2 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook