Lidhu me ne

Kryesore

Bamir Topi: Me këtë kryetar PD – ja nuk ka pikë shprese, Basha ka luajtur me alibinë se s’është i lirë

“PD në involucion”, Topi: Me këtë kryetar nuk ka

Përjashtimi i ish-liderit Sali Berisha nga kreu i demokratëve Lulzim Basha është kthyer në temën më të nxehtë të zhvillimeve politike sidomos në selinë blu.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar jo vetëm vendimin e Bashës për Berishën, por edhe zhvillimet e fundit sidomos aksionin e këtij të fundit për reformimin e PD-së.

Topi i ka cilësuar zhvillimet e fundit në PD si involucion, teksa thekson se në një vend demokrat ka nevojë për një balancë mes maxhorancës dhe opozitës.

“Unë i shoh me një sy realist dhe për më tepër kur t’i e pret këtë situata e kam parë me shumë gjakftohtësi. Shoh një precipitim të asaj që ka nisur prej vitesh. Ky është involucion. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për anën sasiore, por kur ikën pjesë më cilësore, unë mendoj se duhet parë drama se si po precipiton kjo e djathtë. Këtu nuk kam parasysh vetëm bindjet ideologjike, por kam parasysh që një vend demokratik duhet të ketë një ekuilibër mes mazhorancës dhe opozitës, kur krijohen distanca të mëdha vritet shpresa,” ka thënë Topi.

Sa i përket vendimit të Bashës për largimin e ish-kryeministrit, Topi shprehet se të dyjapalët duhej ta kishin gjetur një kompromis mes tyre. Sipas tij, është krijuar përshtypja se Basha pengohej nga Berisha.

“Unë kam menduar se Basha dhe Berisha do të gjenin një kompromis prej kohësh për një dalje të butë, por psikoza ishte ndryshe, sikur Basha pengohej nga Berisha në punën e tij. Këtë e kam përdorur edhe unë. Basha është produkt i Berishës, nga vitit 2005, në rrethana shumë të mistershme katapultohet. Në vitin 2013, gara është vrarë. Këtu influenti ka qenë Berisha,” shton më tej ish-presidenti.

May be an image of 3 people and text

Ish-presidenti thotë se kreu i demokratëve Basha ka pasur momente kur mund ta kishte ndaluar,por sipas tij ai ka luajtur me alibinë se nuk është i lirë.

“Kam ndjerë një keqardhje të madhe kur në zgjedhjet e 25 prillit pamë Berishën që jo vetëm ishte në listë, por ndodhi ashtu siç ai thoshte, do ta takojë për ta caktuar vendin kudo të jem. Është krijuar ideja se ky vendos. Basha ka pasur momente që në mënyrë elegante mund t’i kishte thënë stop. Nëse se ke këtë fuqi, atëherë ik. O je, o nuk je. Ai ka luajtur me alibinë që nuk është i lirë. Problemi është se të gjithë atje kanë qenë viktimë të kësaj bindje të kthyer në psikozë,” deklaron Topi.

Topi deklaron se me Bashën në krye PD-ka nuk ka pikë shprese, teksa thekson se vendi ndodhet në këmbët e maxhorancës dhe për këtë problemi qëndron tek opozita.

“Unë nuk kam pasur rast të bëjë analizë mbi deputetët, por unë shoh fytyrën e kryetarit, shoh përfaqësuesin e tyre. Duke njohur kryetarin, nuk ka pikë shprese. Kjo është një gjë e provuar. Ka shumë hipokrizi brenda, pandershmëri, ka shumë egoizëm. Ky vend është në këmbët e këtij që është sot në pushtet, jo në këmbët e opozitës. Shqipëria është totalisht në këmbët e mazhorancës dhe kjo është dramatike. Unë nuk bëj me faj Edi Ramën, në sytë e mi është i falur. Pas 8 vitesh ti shkon në mandatin e tretë dhe thua do fitojmë mandatin e katërt, problemi nuk është tek ty, por te opozita,” ka thënë Topi.

MË TEPËR

Aktualitet18 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar19 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar23 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore23 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook