Kryesore
Andi Bushati: Argumenti më manipulativ i mbrojtësve të Bashës
Gazetari dhe analisti Andi Bushati shkruan se mbrojtësit e Lulzim Bashës po përdorin një argument manipulativ për mbrojtjen e tij.
“Argumenti më i fortë, por njëkohësisht manipulativ, i atyre që mbrojnë Bashën në përplasjen me Berishën është: A mund të fitojë PD me Amerikën kundër?
Në fakt pyetja më e drejtë do të qe: A mund t’i thuhet jo diplomatëve amerikanë kur kanë kërkesa që dobësojnë opozitën dhe kur e kanë treguar me prova se këto 8 vite e kanë mbrojtur në çdo hap Edi Ramën?” shkruan Bushati.