Lidhu me ne

Temporal

Analiza gjeopolitike/ Joe Biden një vazhdues i diplomacisë së Trump

Në mes të kësaj jave Uashingtoni shpalli një aleancë të re diplomatike dhe ushtarake për ti’u kundërvënë Kinës në Pacifik, duke mbledhur rreth vetes Mbretërinë e Bashkaur dhe Australinë. Aleanca e re anglishtfolëse, e pagëzuar AUKUS është trajtuar si një thikë pas shpine për Francën pasi ajo, jo vetëm e ka lënë atë në hije në një zonë ku Parisi ka shumë interesa, por sepse ajo ka detyruar edhe Australinë të prishë një kontratë të majme ushtarake për blerjen e 12 nëndeceve franceze.

Tani qeveria e Kanberras do të detyrohet të marrë nëndecet bërthamore amerikane. Përpos një humbjeje të konsiderueshme ekonomike, ky operacion i mbajtur në fshehtësi deri në orët e fundit përbën edhe një përcarje të aleancave dhe një ndryshim të ekuilibtave gjeopolitikë. Pikërisht për këtë ministri i jashtëm francez, Jean­Yves Le Drian, e quajti këtë një goditje të pabesë dhe foli për një kthim të Uashingtonit në metodat dhe praktikat e periudhës Trump. Po a është e vërtetë kjo? A ka ngjashmëri mes sjelljes dhe qëllimeve gjeopolitike të të dy presidentëve? Lapsi.al ka bërë një radigrafi të opinioneve më prestigjoze që ekzistojnë në shtypin ndërkombëtar.

Analistët thonë se me Biden stili i tij ka ndryshuar, por substanca fare pak. Në më pak se nëntë muaj pasi ka marrë detyrën, Joe Biden nuk ka bërë asnjë thyerje rrënjësore me politikën e jashtme të udhëhequr nga Donald Trump. Njësoj proteksionist, izolues, sfidues me aleatët e tij, ndonëse më i edukuar dhe i buzëqeshur, Joe Biden, po rrezulton një president i ngjashëm me paraardhësin, ndryshe nga sa shpresonin partnerët perendimorë të SHBA.
Përgjatë këtyre muajve, nga Kina në Afganistan, nga Kuba tek Irani, është shfaqur një  vazhdimësi e frikshme mes dy administratave, që mezi maskohet nga një gjuhë  më e latuar dhe nga metoda më klasike.

Në pamje të parë, dy presidentët sillen në mënyra rrënjësisht të ndryshme
në skenën ndërkombëtare. Më i sjellshëm, më i buzëqeshur, më i ngrohtë se paraardhësi, Biden kultivon një stil shumë më të përpunuar. Sot jemi shumë larg nga postimet provokuese në Tëeeter, ose daljet gjëmuese në samitet ndërkombëtare. Po ashtu nuk ka ta më takime të papritura me autokratë ose shpërthime zemërimi me aleatët. I rrethuar nga një ekip me përvojë në
praktikat ndërkombëtare, të mbështetura nga vetë super xhentili sekretari i shtetit Antony Blinken dhe Këshilltari për Siguri, Jake Sullivan, ardhja e Biden u përshëndet me lehtësim nga homologët e tij të huajt, veçanërisht evropianët.

Pavarësisht nga pandemia, të gjithë u kënaqën nga kthimi në normalitet, pas katër viteve të mundimshme me Trump. 

Realiteti doli të ishte pak më ndryshe. për europianët sinjali i parë shqetësues u pa me vazhdimin e politikës së ndalimit për të hyrë në SHBA. Ky kufizim i vendosur nga Trump në fillim të pandemisë, në pranverë 2020, u hoq në fund
të mandatit të tij. Biden e rivendosi atë sapo mori detyrën, pavarësisht se tashmë kushtet e Covid 19 kishin ndryshuar. Nga ana tjetër, Biden bëri të qartë llojin e marrëdhënies që ai synonte të kishte me partnerët e saj evropianë.

Tërheqja nga Afganistani ishte më shumë më e vështirë të injorohej. I vendosur nga Trump, ky largim i njëanshëm pa kompensim u drejtua nga Biden me një stil mjaft të ngjashëm me atë të tingullitakteve bubulluese të paraardhësit. Refuzimi për të dëgjuar rekomandimet e gjeneralëve të tij, ndaj të cilëve ai është tepër dyshues, Biden zgjodhi të  vendosë i vetëm duke krijuar një katastrofë në terren. Të gjenduar para një akti të kryer shtetet anëtare të NATO -s u kapën në befasi. Asnjë kërkesë për të zgjatur pak kohën e evakuimit as u dëgjua, as nuk u mor parasysh.

Rivendosja e sanksioneve kundër Kubës, këmbëngulja në ato që u vendosën nga Trump kundër Iranit, janë të tjera vazhdimësi shqetësuese mes të dy presidentëve. Biden madje u shfaq më i butë ndaj Rusisë, duke pranuar ndërtimin e oleodukut Nord Stream 2 nën detin Baltik, në kurriz të Ukrainës. Në pikpamjen tregtare Biden  i ndeji gjithashtu besnik pjesës më të madhe të masave proteksioniste të vendosura nga Trump. Shumica e taksave mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Evropian kanë mbetur ende në fuqi. 

Javën e ardhshme në OKB, Biden pa dyshim do të bëjë deklarata propagandistike mbi bashkëpunimin e nevojshëm ndërkombëtar dhe rëndësinë e aleancave, njësoj si sikur të kishte ndërmend të kthehej në atë kohë kur Shtetet e Bashkuara i shihnin interesat e tyre afatgjata shumë të ndërvarura nga një rendi i qëndrueshëm ndërkombëtar, bazuar në rregulla te përbashkëta, ku traktatet respektoheshin.

Por ndryshe nga Trump që nuk shfaqte ndonjë mospërputhje midis fjalimeve dhe veprime të vetë Trump, duke mos i fshehur qëllimet e tij, Biden praktikon një politikë shumë të ndryshme nga ajo që përshkruan me fjalë. 

MË TEPËR

Aktualitet1 orë më herët

I riu Murat Dani, nga universitetet angleze per t’u shërbyer me modesti banorëve të Bulqizës

Në një kohë kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për energji të re dhe ide të freskëta, Murat...

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Facebook