Kioske
…nuk është aspak teori konsiprative por e vërtetë, e vërtetë e dimbshme
Nga Ukë Buçpapaj
“… Breaking News: …””…
Se, që në vitin 1992, Shqipëria po tkurret dhe numri i banorëve të saj po shkon drejt barazimit me atë të vitit 1938, nuk është aspak teori konsiprative,
Por e vërtetë, e vërtetë e dimbshme
Se, që në vitin 1992, pagat në Shqipëri vazhdojnë të rrinë të ngrira, nuk është aspak teori konsiprative,Por e vërtetë, e vërtetë e dimbshme
Se, që në vitin 1992, barazia e mundësive në Shqipëri vazhdon të mbetet e shkruar në letër, pa u përkthyer në vepër, nuk është aspak teori konsiprative,Por e vërtetë, e vërtetë e dimbshme
Se, që në vitin 1992, në Shqipëri lufta e klasave vazhdon të thellohet, vetëm se maskohet me petka demokratike, nuk është aspak teori konsiprative,Por e vërtetë, e vërtetë e dimbshme
Se, që në vitin 1992, në Shqipëri u rrëzua diktatura dhe u zëvendësua nga neonomenklatura, nuk është aspak teori konsiprative,Por e vërtetë, e vërtetë e dimbshme: …”