Lidhu me ne

Kritike

“Burracak që ka përçarë PD-në”, Kulluri ‘sulmon’ Bashën: Boll më! As Rama nuk të mbron dot

“Burracak që ka përçarë PD-në”, Kulluri

Ish-anëtari i Partisë Demokratike Edvin Kulluri ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për vendimin për përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

Në një postim në Facebook, Kulluri shkruan se Basha është i vetmi kryetar partie në botën demokratike në Evropë dhe në botë që nuk përfaqëson shumicën e anëtarësisë. Sipas Kullurit, vendime e Bashës ose janë të imponuara pas asnjë vendim forumesh ose të imponuara nga forumet e zgjedhura pa garë.

“Ky njeri është një burracak që e ka përçarë PD-në  në shërbëtore të tij dhe “armiq imagjinare”, ndërkohë që nuk jep llogari për asnjë dështim e vendim anti-demokratik,” shkruan Kulluri në Facebook.

Postimi i plotë:

I vetmi kryetar partie ne evrope e boten demokratike qe nuk perfaqeson shumicen e anetareve te partise se tij eshte Lulzim Basha!

Parrulles se “politikanit perendimor” i ka dale boja prej 4 vitesh! Lulzim Basha nuk ka bere asnje debat me kundershtaret e tij as ne Kryesi, as ne Keshill Kombetar e as ne takimet ne deget e PD ne zgedhjet per kryetar ne 2017 dhe 2021!

Cdo vendim ose e imponon ne forumet qe i emeron vete pa gare, ose e shpall pa asnje vendim forumesh!

Kjo e ka rrenuar imazhin e PD si nje parti demokratike dhe e hapur duke e denuar me opozite te perjetshme nen kete model!

Edhe me Berishen natyrisht do beje te njejten gje! Nxjerr te flasin ca eunuke te importuar nga njefare Cili, ose nga familja e tij. Nuk ka kellqe te perballet ne asnje forum apo takime ne baze me te. Njehere fshihet pas frazave te tipit “me falni se nuk e bej me” ose “ma kerkuan SHBA” qe ne fakt nuk i ka degjuar as ne 2017 e as ne 2019 kur i kerkuan te mos destabilizonte vendin per kapriciot e tij!

Ky njeri eshte nje burracak qe e ka percare PD ne sherbetore te tij dhe “armiq imagjinare”, ndrkohe qe nuk jep llogari per asnje deshtim e vendim anti-demokratik.

Por kesaj maskarade i ka ardhur fundi! Boll me! Tani nuk fshihet dot me pas asnje genjeshtre apo kulise.

Demokratet qe kane mbeshtetur kritiket ne parti e tashme edhe Berishen jane shumice absolute me te cilet Basha e ka te humbur betejen!

Ne demokraci shumicen mund ta perdoresh por nuk e mund dot duke u fshehur pas vules se kryetarit e ca individeve qe kane 8 vite qe kane humbur cdo beteje elektorale.

Ma djem e vajza bashkepunetoresh te Sigurimit te Shtetit nga Durresi, Tirana e Elbasani nuk perballesh dot me shumicen e demokrateve Lulzim!

E as Rama nuk te mbron dot, duke miratuar kerkesat e tua per perjashtimin e Berishes nga Grupi Parlamentar.

Si ciban erdhe ne PD e si ciban do hiqesh. Eshte fati yt pasi i tille ke lindur!

Balzaku thosh se “pas cdo karriere te pamerituar qendron nje maskarallek i madh”! Ti kaq je! E keshtu do largohesh si viktime e fatit tend prej maskarai!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore6 minuta më herët

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare!

Rinia “kukull”, gënjeshtra e re e politikës Shqiptare! Tani që zgjedhjet po afrojnë në Shqipëri, televizonet dhe rrjetet sociale janë...

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Facebook