Radar
Programi qeverisës i PS, Kadilli: Ripërtypje e të njëjtit ushqim bajat, qoka për ortakët
Një ditë më parë u zbardh programi qeverisës, por Fatbardh Kadilli thotë se nuk ofrohet asgjë e re. Ish-kandidati për kryetar i PD, e cilëson “ripërtypje e të njëjtit ushqim bajat”.
Sipas tij, i gjithë programi është një faturë pagesash për shpenzime të padobishme. Ai shton se investimet që parashikohen të bëhen, janë qoka për ortakët e qeverisë.
Kadilli iu bën thirrje qytetarëve që të reagojnë, duke nënvizuar se qeveria nuk mund t’i shpërdorojë paratë publike.
“Qeverisja do të vazhdojë të sillet me ekonominë tonë si djali i llastuar që prish me kotësira paratë e babait. I gjithë programi është një faturë e madhe pagesash për shpenzime të padobishme.
Ato që shiten si solidaritet janë para për joshje elektorale. Dhe investimet janë një listë qokash për ortakët e tij në biznes”, shkruan Kadilli në Facebook.