Letersi
Valsi i merimangave – Poezi nga Sokol Olldashi
Valsi i merimangave
Ndër rrjedha shtjellore merimangash jetojmë
Pa mundur të lëvizim asnjë çast ndër helme.
Gjysma në një rrjetë,
Gjysma në një tjetër.
Merimanga
Në kokat tona kërcen vals.
I tmerrshëm është valsi i merimangave,
Lëvizje makabre gjymtyrësh plot makthe,
Ndrydhje ëndrrash fatkeqe, mes rrjetashplot vdekje.
I tmerrshëm është valsi i merimangave…
Sokol OLLDASHI , nga vëllimi me poezi, “Unë dhe Unë”