Lidhu me ne

Radar

Rritet çmimi i bukës, kush janë “bosët” e miellit në Shqipëri (Emrat dhe kompanitë)

Prej ditësh, çmimi i bukës është rritur në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që autoritetet qeveritare nuk kanë ndërmarrë ende asnjë masë për të zbutur efektet, sidomos për familjet në nevojë dhe pensionistët.

Në Korrik 2020, Autoriteti i Konkurencës kreu një hetim të thelluar mbi kompanitë kryesore të importit të grurit, si edhe importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, “Agro Blend” shpk, “Miell Tirana” sha, “Bloja” sha, “Atlas” sha dhe “Atlas Mills” shpk.

Trupa e Konkurencës, brenda kompetencës së saj ligjore, kërkoi nga 5 shoqëritë që “të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; dhe Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit”.

Megjithatë, ndërhyrja e Autoritetit të Konkurencës nuk pengoi rritjen e çmimit të miellit dhe, rrjedhimisht, edhe të bukës.

Por, kush janë kompanitë e përfshira nën hetimin e thelluar të Autoritetit të Konkurencës?

  1. “Agro Blend” shpk

Kompania “Agron Blend” shpk është krijuar në vitin 1995. Ajo është në pronësi të Fiqiri Ismaili dhe bashkëshortes së tij, Hava Ismaili.

Fiqiri Ismaili

Aksioneri kryesor i saj me 70 përqind, Fiqiri Ismaili, ka qenë më herët kryetar i Bashkisë së Vorës, ndërsa tashmë i është rikthyer me kohë të plotë biznesit.

Krahas tregtisë së grurit dhe miellit, “Agro Blend” shpk ka si objekt të aktivitetit të saj edhe operimin në fushën e ndërtimit.

  1. “Miell Tirana” sha

Kompania “Miell Tirana” sha është një shoqëri aksionere e themeluar në vitin 1995, me seli në Tiranë. Roland Hysa është aksioneri kryeso i saj, i cili zotëron 94.42 përqind të shoqërisë.

Roland Hysa

Ndërkohë, janë edhe mbi 60 aksionerë të tjerë minorë, kryesisht ish-punonjës të ish-fabrikës shtetërore të prodhimit të miellit, të cilët të gjithë së bashku zotërojnë më pak se 6 përqind të aksioneve.

Aktiviteti i saj është përqëndruar specifikisht në prodhimet e brumit. Në ekstraktin e saj në Qendrën Kombëtare të Regjistrit (QKR), shoqëria ‘Miell Tirana” ka shënuar si aktivitet “Përpunimin, prodhimin, shpërndarjen, tregtimin e miellit dhe nënprodukteve të tij, drithërave dhe nënprodukteve te tyre, import eksportin të të gjitha llojeve të mallrave industriale, ushqimore, bujqësore,blegtorare,minerale etj…”.

  1. “Bloja” sha

Kompania “Bloja” sha është një shoqëri aksionere, e themeluar në vitin 1995. Aksioneri i saj kryesor, Fuad Haxhiymeri, zotëron 45.7 përqind të pjesëve të kapitalit.

Fuad Haxhiymeri

Haxhiymeri ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, nga radhët e aleatëve të vegjël të opozitës së djathtë.

Shoqëria ka një numër të konsiderueshëm aksionerësh të vegjël, me më pak se 1 përqind të pjesëve në kapital.

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë zotëron 7.35 përqind të aksioneve të “Bloja” sha.

Kompania drejtohet, në pjesën më të madhe nga familja Haxhiymeri. Drejtor i përgjithshëm i shoqërisë është Agron Haxhiymeri, vëllai i aksionerit kryesor, Fuad Haxhiymeri.

Po ashtu, një tjetër familjar i tyre është pjesë e Këshillit Mbikqyrës së shoqërisë.

Aktiviteti i saj kryesor është prodhimi i produkteve dhe nënprodukteve të brumit.

  1. Atlas sha

Kompania “Atlas” sha është një shoqëri aksionere, e themeluar në vitin 1995. Biznesmeni grek, Dimitrios Thomoglou, zotëron 100 përqind të aksioneve.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, shoqëria “Atlas” sha rezulton me statusin “pezulluar” që prej muajit Korrik 2020.

Pronari i saj, Thomoglu, është bërë pjesë e kronikës policore. Në vitin 2019, Policia e Shkodrës e arrestoi, në vijim të një hetimi penal për “fshehje të të ardhurave”.

Dimitrios Thomoglou, krahas “Atlas” sha, është pronar edhe i një kompanie tjetër, “General Impex”. Pikërisht, nëpërmjet kësaj kompanie, ai dyshohej se, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Kreshnik Mustafaraj, i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik që përllogaritet në rreth 365 milionë lekë të reja, duke shmangur taksat e fshehur të ardhurat.

  1. “Atlas Mills” shpk

Shoqëria është krijuar në vitin 2018, me seli në Tiranë dhe pronari i saj është kompania “Besniku” shpk. Kjo e fundit zotërohet 100 përqind nga biznesmeni Dervish Domi.

Kompania është krijuar nga biznesmeni grek, Dimitrios Thomoglou, i njëjti që zotëron shoqërinë “Atlas” sha.

Në shtator 2018, vetëm pak muaj pas themelimit, Thomoglou ia shet shoqërinë biznesmenit Domi, për një shifër prej 239 milionë lekë të reja. Prej asaj kohe, “Atlas Mills” zotërohet nga Domi, nëpërmjet kompanisë “Besniku” shpk.

Aktiviteti i Shoqerise konsiston kryesisht në përpunimin, prodhimin, paketimin dhe tregtimin e miellit dhe operimin ne biznese industriale dhe tregtare që kanë lidhje me industrinë e miellit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix13 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix13 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix13 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix14 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar14 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix14 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike15 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix15 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix15 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook